Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

"Vota e diasporës", 3776 persona regjistrohen në më pak se 36 orë

Lapsi.al 12 January 2025
"Vota e diasporës", 3776 persona regjistrohen në më pak

Prej ditës së djeshme (11 janar) ka nisur procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare që do të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 11 maj. Deri tani kanë aplikuar online në KQZ, 3776 emigrantë me banim në Diasporë.

Nga aplikimet e bëra, 145 kërkesa janë pranuar dhe pjesa tjetër janë në shqyrtim. Në aplikime dominonin me 75.16% burra dhe moshat kryesisht të reja. Shumica e aplikuesve janë të moshës 25-45 vjeç. Aplikimet mbyllen në datën 4 mars 2025.

Në Platformën Elektronike të Regjistrimit janë regjistruar emigrantë nga 28 vende në botë. Për t'u regjistruar duhet të futeni në faqen e KQZ-së dhe të klikojnë në seksionin “votues nga jashtë”. Pasi të klikojnë duhet që të vazhdojnë me procedurat dhe kërkesat e Komisionit të Zgjedhjeve. Pasi aplikimi të ketë përfunduar, brenda 5 ditëve, KQZ u kthen përgjigje brenda 5 ditëve duke njoftuar nëse aplikimi i tyre është pranuar, ose jo. Nëse aplikimi është i suksesshëm, KQZ do t'u dërgojë emigrantëve fletën e votimit me postë. Pasi vullneti të jetë nënshkruar në letër, fleta e votimit do të kthehet sërish me postë në Shqipëri për t'u numëruar më 11 maj.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI