Flash

Shqipëria nën pushtetin e dëborës/ Emergjencat: Këto janë zonat e bllokuara në veri

Lapsi.al 12 January 2025
Shqipëria nën pushtetin e dëborës/ Emergjencat: Këto

Sipas raportimeve nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, situata nga reshjet e dëborës deri në këto momente paraqitet si më poshtë.

Akset rrugore

Në qarkun e Dibrës rruga e “Arbrit” është e pakalueshme, pasi ka reshje bore të dendura. Firmat kontraktore po punojnë për hapjen e këtij aksi.

Në bashkinë Dibër janë bllokuar disa qendra administrative me akset kryesore si; Lurë, Selishtë, Luzni, Kala e Dodës dhe Zall Dardhë.

Në bashkinë Bulqizë janë të bllokuara njësitë administrative Ostren, Trebisht.

Në bashkinë Klos janë bllokuar rrugët dytësore të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Suç, Gurë dhe Xibër.

Në bashkinë Mat janë bllokuar disa rrugë të fshatrave që lidhen me qendrat administrative Macukull, Lis, Derjan dhe Komsi.

Aksi rrugor Peshkopi-Ulëz, në vendi e quajtur Qafë Ulëz është bllokuar për shkak të pranisë së dëborës, akullit dhe mjeteve që lëvizin pa goma dimërore.

Aksi rrugor Kir-Shosh është bllokuar si pasojë e shembjeve të dherave dhe reshjeve të dëborës.

Rrugët rurale që lidhin bashkinë Fushë-Arrëz me njësinë administrative Iballë dhe fshatrat e saj janë të bllokuara.

Në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në vendin e quajtur kthesat e “Murrashit: ka prezencë inertesh në rrugë. Në Qafë thanë ka reshje dëbore të cilat kanë vështirësuar qarkullimin e mjeteve të rënda. Në terren janë shërbimet e policisë rrugore.

Në bashkinë Krujë, aksi rrugor Cudhi Kamp-Qafështamë është i bllokuar nga reshjet e dëborës.

Rruga për në Shëngjergj, bashkia Tiranë është e vështirë për tu kaluar nga sasia e reshjeve të dëborës.

Në bashkinë Vlorë, niveli i ujit në rrugët e qytetit vazhdon të rritet. Sot në qytetin e Vlorës ka rënë 87 mm shi. Mjetet qarkullojnë me vështirësi.

Gjatë ditës së sotme po punohet me borëpastrueset për të mbajtur të hapura rrugët e qarkullueshme dhe për të hapur rrugët e bllokuara nga dëbora.

Rekomandohen përdoruesit e rrugës te lëvizin me shpejtësi të kufizuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe në akset me dëbore të përdorin gomat dimërore.

Portet

Në portin e Durrësit është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla. Është ndaluar lundrimi i trageteve të linjës Durrës-Bari-Durrës. Në portin e Vlorës nuk janë raportuar probleme për lundrimin e anijeve.

Lumenjtë dhe rezervuaret

Nga raportimet e strukturave të sistemit të mbrojtjes civile në nivel vendor, të gjithë lumenjtë dhe rezervuarët janë brenda kuotave të tyre normale dhe nuk paraqesin asnjë rrezik.

Parashikimi motit në vijim

Bazuar informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), sot pasdite (e diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) reshjet e dëborës pritet të përfshijnë zonat Veriore, Verilindore, Qendrore dhe Juglindore të territorit. Reshjet e dëborës të pasuara nga ulja e ndjeshme e temperaturave dhe ngricat mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vështirësi në transportin rrugor. 

Sot pasdite (e Diel data 12) priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Vlorë, reshje intensive në qarkun Gjirokastër. Reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet  Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Korçë, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje mesatare dhe të dobëta deri lokalisht mesatare. Nesër e (e Hënë data 13) reshjet priten të jenë të dobëta.

Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Në Veri, Verilindje, Qendër dhe Juglindje në lartësitë mbi 300 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

* në bregdet: 5 / 12 °C ;

* në vendet e ulëta: 5 / 10 °C ;

* në vendet malore: -4 / 4 °C

Sot pasdite (e Diel data 12) dhe nesër (e Hënë data 13) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në veri dhe në bregdet deri e fortë.

Vijon monitorimi dhe koordinimi me të gjitha institucionet qendrore dhe vendore për të menaxhuar në kohë çdo situatë emergjente që mund të krijohet. /LAPSI.al

Të këshilluara

Disa zona në Kukës pa energji elektrike

Falë borës së shtuar, qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur: Bashkia Kukës: Njësitë Arrën...

18:14

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI