Flash

I vuri tritol marketit në Theth/ 39-vjeçari: Porosinë e mora nga...

Lapsi.al 12 January 2025
I vuri tritol marketit në Theth/ 39-vjeçari: Porosinë e mora

Një shpërthim me tritol është regjistruar mëngjesin e sotëm në një hotel në Theth. Nga informacionet e para mësohet se shpërthimi ndodhi rreth orës 01:30 minuta. Një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke u afruar në këmbë dhe vendos lëndën plasëse. Më pas ai është larguar.

Nga shpërthimi ka dëme të shumta materiale. Biznesi është në pronësi të shtetasit Ç.Berishta. Policia ka arritur të arrestojë autorin, një 39-vjeçar nga një fshat tjetër. Ai është marrë në pyetje dhe ka bërë një deklaratë të fortë.

I arrestuari Frederik Paplekaj ka folur në lidhje me tritolin e vendosur ne biznesin në Theth. Përpara grupit hetimor, ai ka deklaruar se porosinë për të vendosur lëndën plasëse "e mori nga burgu" dhe nuk ka dhënë detaje të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Janullatos ende në intubim

Kryepeshkopi Anasatas Janullatos vijon të mbetet në reanimacion pas ndërhyrjes së djeshme. Ai ndodhet në intubim, ndërsa po monitorohet gjatë të gjithë kohës...

13:33

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI