Flash

Fuck checking

Lapsi.al 12 January 2025
Fuck checking

Gazetat kryesore që bërtasin me zhurmë kundër ndalimit të politikës të kontrollit të fakteve nga Facebook dhe Instagram i ngjajnë një bordelloje ku, që nga pronarja deri te vajza e fundit, nënshkruajnë peticione për ushtrimin e lirë të profesionit. Ato flasin sikur deri më sot informacioni, falë rojeve të Zuckerberg-ut, ka qenë i mbrojtur nga gënjeshtrat dhe sikur nga nesër, pa kontributin e Ministrave të së Vërtetës, do të dënohet me shkatërrim.

Ata shtiren sikur nuk dinë disa gjëra.

1. Me algoritmet automatike dhe filtrat njerëzorë, rrjetet sociale të Meta-s janë një strehë e gënjeshtrave zyrtare të paraqitura si të vërteta faktike.

2. Lajmet e rreme më të përhapura dhe më të rrezikshme prodhohen nga mediat tradicionale – gazeta dhe televizione – që, duke qenë kryesisht të nënshtruara ndaj pushteteve në fuqi, mund të gënjejnë në favor të tyre, me autoritetin e “ipse dixit” të gazetave dikur të lavdishme, pa frikë nga përgënjeshtrimi apo ndëshkimi. Dhe pas kësaj ato fajësojnë rrjetet sociale si burimin e gjithë gënjeshtrave sepse u japin zë atyre që nuk kanë.

Kthesa e Zuckerberg/ Si do të ndryshojë Facebook në erën Trump

A do të thotë kjo që faktet nuk ekzistojnë më dhe se gjithçka është opinion? Përkundrazi: faktet ekzistojnë, dhe kush i rrëfen dhe i verifikon me kontroll faktesh është një profesionist i vërtetë. Gazeta ku unë shkruaj, Fatto Quotidiano (emri thotë gjithçka) e bën këtë çdo ditë dhe do të vazhdojë ta bëjë. Gazetaria profesionale nuk është e barasvlershme me atë të çdokujt që poston në rrjete sociale.

Por thënë këtë, është e papranueshme që një botues – Zuckerberg dhe pronarët e tjerë të internetit – t’i japin një miku të tyre pushtetin absolut për të përcaktuar të Vërtetën dhe për t’ia ndaluar të tjerëve që të thonë mendimin e vet, përmes teknikave të fshehjes së lajmit apo zhdukjes fare të tij. Kontrollin e vërtetë të fakteve e bëjnë lexuesit, duke u besuar atyre që i konsiderojnë më të besueshëm pasi kanë shqyrtuar opsionet alternative.

Unë mund të them që Ðikushi gënjen. Dhe, nëse kam autoritet dhe sjell prova për atë që pohoj, fjala ime do të vlejë më shumë se ajo e Dikushit. Por, në asnjë mënyrë, unë nuk mund ta ndaloj Dikushin që të thotë mendimin e tij. Përndryshe, unë nuk jam një kontrollues faktesh: jam thjeshtë një censor.

Në "botën e artë" të kontrollit të fakteve nga miqtë e Zuckerberg-ut, ndalohet te emërtosh me emrin e saj shfarosjen e  palestinezëve në Gaza, të flasësh për skandalet familjare të Biden-it – të cilin të gjithë e shihnin të çoroditur, por kush e shkruante këtë ishte bashkëpunëtor i Trump-it. Të gjithë e dinin që Ukraina dhe NATO po e humbnin luftën me Rusinë, por duhej të thuhej e kundërta, duke shtuar se Moska është në falimentim dhe Putini në prag të vdekjes.

Të gjithë e dinë që regjimi i Zelensky-t nuk është demokraci, me partitë opozitare të nxjerra jashtë ligjit, një kanal të vetëm propagandistik televiziv, lirinë e fesë të shfuqizuar, dhe shërbimet sekrete të angazhuara në terrorizmin ndërkombëtar, por askush nuk merrte guximin ta thoshte. Sa herë që në një vend të BE-së dhe NATO-s fiton një parti anti-BE dhe anti-NATO, kjo nuk spjegohet me faktin se qytetarët mund ti përçmojnë politikat e BE-së ose NATO-s, por sepse ata janë manipuluar nga Putini. Dhe kush dokumenton të kundërtën, nuk kritikohet, atij thjeshtë i reduktohet shikueshmëria në rrjet.

Kur e tërë kjo shëmti të marrë fund, gjithësesi do të jetë shumë vonë.

*Marco Travaglio, drejtor i të përditshmes "Fatto Quotidiano" është një gazetar dhe shkrimtar italian, i njohur për hetimet dhe esetë e tij mbi jetën politike dhe sociale në Itali. Përktheu T.Çela, Lapsi.al

 

 

 

 

Të këshilluara

Pse Rama është i dënuar ta mbrojë Veliajn

Sa më shumë që Erion Veliaj po shpenzon kohë me kolegët e SPAK-ut, në dëm të qytetarëve të Tiranës, aq më e fortë po bëhet një dilemë që ka kapluar qarqet polit...

18:02

Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut

Kush ndërmer guximin ti kthehet kujtimeve aspak të bukura të kohës së Covidit me siguri e mban mend një akt, sa të çmendur po aq dhe qesharak. Në betejën e eths...

15:21

Rënia e butë e Erion Veliajt

Ndërkohë që karriera politike e Erion Veliajt po rrokulliset në mënyrë të pakthyeshme, duket sikur drejtësia po gjurmon një shteg të ngushtë, ku edhe nëse godit...

14:51

Kurthi ku na fton Veliaj

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së shtëpisë së tij, Erion Veliaj po tenton të mbajë ndezur një sherr me kundërshtarët e vet politikë. Mb...

13:49

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI