Flash

Biletat VIP për inaugurimin e Trump janë shitur

Lapsi.al 12 January 2025
Biletat VIP për inaugurimin e Trump janë shitur

Numërimi mbrapsht për inaugurimin e Donald Trump ka filluar dhe shumë janë në pritje të momentit të madh. Më 20 janar, Donald Trump dhe Jay D. Vance do të bëhen zyrtarisht president dhe nënkryetar i Shteteve të Bashkuara. Ceremonia e betimit do të bëhet para Kapitolit dhe sipas asaj që raporton gazeta amerikane, biletat VIP tashmë janë shitur! Sipas Associated Press, komisioni për mbledhjen e parave për ceremoninë e inaugurimit të Trump ka çaktivizuar platformat për donacione, duke informuar se janë plotësuar pozicionet e disponueshme.

Kjo do të thotë se donatorët që dhanë më shumë se 1 milion dollarë janë vendosur në listat e pritjes dhe mund të mos marrin kurrë biletën e lakmuar.

Komiteti thuhet se planifikoi t’u jepte njerëzve që dhuruan më shumë se 1 milion dollarë akses në gjashtë ngjarje, duke përfshirë inaugurimin dhe një “darkë me qirinj” me Donald dhe Melania Trump, si dhe një darkë me nënpresidentin e sapozgjedhur JD Vance; dhe gruaja e tij.

Megjithatë, një përfaqësues i komitetit organizativ të inaugurimit tha se ende janë duke pranuar donacione.

Kjo praktikisht do të thotë se shumë prej tyre vazhdojnë të dhurojnë miliona pa pritur asgjë në këmbim, si për shembull akses në inaugurimin apo ngjarje të tjera “anësore” që do të zhvillohen gjatë tre ditëve 18-20 janar.

Siç thanë burimet për New York Times, komiteti i inaugurimit të Trump ka mbledhur zyrtarisht më shumë se 170 milionë dollarë dhe do të arrijë në 200 milionë dollarë.

Kjo është shumë më tepër se në vitin 2017, kur komiteti inaugurues i Trump mblodhi 107 milionë dollarë.

Bizneset e mëdha, bankat dhe gjigantët e korporatave janë ndër ata që dhuruan shuma të mëdha për inaugurimin e Trump.

Për shembull, CEO i Apple, Tim Cook, dha një milion dollarë nga pasuria e tij personale.

E njëjta shumë u dhurua gjithashtu nga CEO i OpenAI Sam Altman, CEO iraniano – amerikan i Uber Dara Khosrovshahi dhe Ken Griffin i Citadel, si dhe Meta dhe Amazon.

Në të njëjtën kohë, shuma të pazbuluara u dhuruan nga Goldman Sachs dhe Bank of America.

Google njoftoi se do të dhurojë 1 milion dollarë (më shumë se trefishin e 285,000 dollarëve që dha për inaugurimin e tij në 2017) dhe do të mbështesë ngjarjen në mënyra të tjera, duke përfshirë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe në YouTube.

Të këshilluara

Rama: Paraja nuk ka qenë tundim për mua

Kryeministri Edi Rama në konferencë për mediat tha se kundërshtarët politikë e kanë bërë kriminelë, duke thënë se asnjëherë nuk ka kryer ndonjë krim në jetë. ...

11:36

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI