Flash

Sulm me dron në Rusi

Lapsi.al 11 January 2025
Sulm me dron në Rusi

ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha mëngjesin e së shtunës guvernatori i rajonit, Evgeny Pervyshov. Pervyshov tha në Telegram se disa njerëz pësuan lëndime nga copëzat e xhamit dhe se po mjekohen. Ai shtoi se ndërtesat e goditura nuk u përfshinë nga zjarri dhe se pësuan vetëm dëme të vogla.

Video dhe fotografi nga incidenti, të cilat nuk janë verifikuar nga Radio Evropa e Lirë (REL), u postuan online nga banorët vendës, të cilët thanë se nuk u dëgjuan sirenat për sulme para se dronët të godisnin. Agjencia ruse e lajmeve, TASS, tha se dronët u lëshuan nga Ukraina, por Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Ukrainase nuk ka raportuar ndonjë sulm me dron në rajonet ruse.

TASS shtoi se autoritetet në pjesë të tjera të Rusisë dhe në Krimenë e pushtuar nga Rusia gjithashtu raportuan sulme me dronë ukrainas natën mes 10 dhe 11 janarit, përfshirë në rajonin Krasnodar Krai, në lindje të Krimesë. Shpërthime u dëgjuan gjithashtu në rajonet Kursk dhe Voronezh të Rusisë. Guvernatori i Voronezhit, Aleksandër Gusev, tha se më shumë se 15 dronë u rrëzuan gjatë natës mes 10 dhe 11 janarit. Ai tha se nuk pati viktima apo dëme.

Dëshmitarët e ngjarjes raportuan gjithashtu se panë një zjarr në zonën e portit të Novorosiskut në Detin e Zi, dhe ura që lidh Rusinë me Krimenë u mbyll për më shumë se tri orë. Guvernatori Vyacheslav Gladkov tha se disa dronë u shkatërruan në rajonin Kursk. Ai tha në Telegram se nuk pati viktima, por tri shtëpi private u dëmtuan. Guvernatorët e rajoneve të tjera që u sulmuan me dronë nuk kanë komentuar për dëmet ose viktimat. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë gjithashtu nuk ka raportuar ende për rrëzimin e dronëve.

Rusia më 10 janar e akuzoi Ukrainën për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës me raketë ndaj një supermarketi në qytetin e Donjeckut, i kontrolluar nga Moska. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, RIA, tha se hetuesit po hetojnë sulmin ndaj supermarketit, duke pretenduar se një raketë HIMARS, e furnizuar nga SHBA-ja, goditi supermarketin, duke vrarë dy njerëz. Një video në rrjetet sociale, e cila është verifikuar nga REL-i, tregon një shpërthim masiv në një zonë ku ndodhet një treg i vogël. Zyrtarët ukrainas nuk kanë komentuar për akuzën ruse./REL

Të këshilluara

Rrëzohet avioni në Kolumbi, 10 viktima

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në veriperëndim të Kolumbisë. Mediat bëjnë me dije se mes viktimave ishin 5 a...

08:30

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI