Flash

Biden dhe Trump “bashkojnë forcat”, përpjekje për armëpushim në Gazë para 20 janarit

Lapsi.al 11 January 2025
Biden dhe Trump “bashkojnë forcat”, përpjekje për

Ndërsa presidentit Joe Biden i mbaron mandati më 20 janar, ndihmësit e tij po punojnë me ekipin e presidentit të zgjedhur Donald Trump për të mundësuar një armëpushim në Gazë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Patsy Widakuswara, analistët thonë se ultimatumi i zotit Trump për armëpushim nuk ka gjasa të ndryshojë çështjet e pazgjidhura në tryezën e negociatave.

Vdekjet dhe shkatërrimi vazhdojnë të jenë një realitet i përditshëm për palestinezët në Gazë, pavarësisht se Shtetet e Bashkuara kanë bërë trysni për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit. Presidentit Biden i mbaron mandati më 20 janar.

“Po shohim disa përparime. Shpresojmë se do të kemi një shkëmbim të burgosurish. Hamasi po e pengon këtë shkëmbim. Por unë mendoj se mund të arrihet. Duhet ta realizojmë”, tha Presidenti Joe Biden.

Ekipi i presidentit amerikan po vazhdon koordinimin me administratën e ardhshme të Presidentit të zgjedhur Donald Trump. I dërguari i Presidentit Biden, Amos Hochstein, po vazhdon përpjekjet diplomatike në rajon. Këtë javë, i dërguari i zotit Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, po zhvillon bisedime me zyrtarët e Katarit, të cilët janë ndërmjetës të Hamasit.

“Në fakt, unë besoj se po punojmë së bashku në një mënyrë vërtet të mirë. Por është presidenti, reputacioni i tij, gjërat që ai ka thënë, ato që e drejtojnë këtë negociatë”, tha Steve Witkoff, i dërguari i presidentit të ardhshëm amerikan për Lindjen e Mesme.

Në fillim të javës, zoti Trump përsëriti ultimatumin e tij për një marrëveshje që do të lironte pengjet izraelite të mbajtura nga Hamasi.

“Nëse ata nuk lirohen deri sa të marr detyrën, tmerri do të pasojë në Lindjen e Mesme”.

Analistët thonë se ultimatumi i zotit Trump nuk ka gjasa të ndikojë tek Hamasi, pasi grupi i cilësuar terrorist nga Shtetet e Bashkuara, vazhdon të goditet nga fushata ushtarake izraelite. Ata thonë se nuk ka gjasa të ndikojë tek çështjet e pazgjidhura në tryezën e negociatave.

Zëri i Amerikës bisedoi me ish negociatorin amerikan për Lindjen e Mesme, Aaron David Miller, i cili aktualisht punon me institutin “Carnegie Endowment for International Peace”.

“Numri i të burgosurve që do të lirohen, sa pengje, prova që janë gjallë, vendndodhja e pengjeve të gjalla, sa do të lirohen në fazën e parë [të armëpushimit]? Këto janë çështje që kanë shumë pak të bëjnë me politikën e ardhshme të administratës Trump.”

Të enjten, Presidenti Biden përshëndeti zgjedhjen nga parlamenti libanez të zotit Joseph Aoun si presidentin e ardhshëm të vendit, duke i dhënë fund një vakumi shumëvjeçar të qeverisjes dhe një lufte mbi njëvjeçare midis Izraelit dhe Hezbollahut./Voa

Të këshilluara

Sulm me dron në Rusi

ndërtesa banimi janë goditur nga dronët në qytezën Kotovsk në rajonin Tambov në perëndim të Rusisë. Për pasojë, disa njerëz janë plagosur, tha mëngjesin e së sh...

13:02

Rrëzohet avioni në Kolumbi, 10 viktima

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në veriperëndim të Kolumbisë. Mediat bëjnë me dije se mes viktimave ishin 5 a...

08:30

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI