Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Aksident në qendër të Beratit, automjeti merr para mbajtëset metalike të rrugës

Lapsi.al 11 January 2025
Aksident në qendër të Beratit, automjeti merr para mbajtëset

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Beratit. Një makinë ka humbur kontrollin dhe ka marr para mbajtëset metalike të rrugës dhe është përplasur me një shtyllë. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë kalimtar të lënduar.

Fouristrada e aksidentuar po qarkullonte me shpejtësi në drejtim të gjykatës, kur ka rrëshqitur dhe është përplasur me një shtyllë. Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit e ka lënë makinën dhe është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë edhe veprimet e para hetimore. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se është identifikuar emri i pronarit të mjetit, por nuk dihet ende nëse ka qenë ai në drejtimin e mjetit apo jo.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI