Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Të tjerë non grata?/ Smith: Ndryshimet e fundit të urdhrit të Biden kanë një qëllim

Lapsi.al 10 January 2025
Të tjerë non grata?/ Smith: Ndryshimet e fundit të urdhrit

Ish-drejtori i Zyrës për Kontrollin e Pasurive të Huaja pranë Departamentit amerikan të Thesarit, John Smith tha të premten se ndryshimet në urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor nga Presidenti Joe Biden, janë "shenjë se qeveria amerikane vazhdon të jetë e shqetësuar për situatën” në këtë rajon.

Duke komentuar për shërbimin e Zërit të Amerikës në gjuhën boshnjake, ish-drejtori Smith tha se ndryshimet po ashtu tregojnë se Shtetet e Bashkuara “besojnë që sanksionet – apo kërcënimi me sanksione, meqë nuk u bë ndonjë përcaktim i menjëhershëm në bazë të urdhrit të ri ekzekutiv – do të avancojnë objektivat amerikane të sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme në rajon”.

Në një letër drejtuar Kongresit amerikan të mërkurën, Presidenti Biden tha se ka vendosur ta mbajë në fuqi urdhrin ekzekutiv për Ballkanin Perëndimor, të shpallur fillimisht në vitit 2001 dhe të ndryshuar në vitet 2003 dhe 2021. Ai mori këtë vendim duke pasur parasysh “aktet e dhunshme ekstremiste, veprimet penguese dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, që pengon përparimin drejt qeverisjes efektive dhe demokratike dhe integrimin e plotë në institucionet transatlantike... vazhdojnë të paraqesin kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikës së jashtme amerikane”.

Urdhri, sipas zotit Smith, u zgjerua me disa elemente, përfshirë “përpjekjen, si bazë për përcaktim”- ndërsa më parë ishin parashikuar vetëm aktet e kryera. Po ashtu shtohen edhe kategori të reja për sanksionim si të qenurit anëtar “i një entiteti të sanksionuar”, përfshirja në sanksione e rrjetit të personave që kanë pronësi ose kontroll të përbashkët me persona të sanksionuar, si edhe e bashkëshortes/it apo fëmijëve të rritur të personit të përcaktuar.

Ai thotë se këto ndryshime të reja “sugjerojnë që qeveria amerikane ka parasysh individë të caktuar të cilët po i konsideron nën masat e reja”.

Qeveria amerikane “ka mundësi që po përpiqet t’u dërgojë atyre një mesazh të fuqishëm që duhet të ndryshojnë qasje apo do të rrezikojnë të përballen me sanksionet e Shteteve të Bashkuara”, deklaroi zoti Smith.

Urdhri fillestar ekzekutiv i vitit 2001 nga ish-Presidenti George W. Bush, pas luftrave në Ballkan, parashikonte sanksione në lidhje me ekstremizmin e dhunshëm, shkeljen e Marrëveshjeve të Dejtonit dhe Rezolutën 1244 të OKB-së për Kosovën dhe kërcënonte stabilitetin në rajon.

Ky urdhër është rinovuar çdo vit që atëherë nga Presidentët amerikanë. /VOA

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09