Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

SPAK mbyll hetimin për Ols Ramën/ S'ka lidhje me grupin "Xibraka"

Lapsi.al 10 January 2025
SPAK mbyll hetimin për Ols Ramën/ S'ka lidhje me grupin

SPAK ka mbyllur hetimin për pretendimet e Gazment Bardhit sipas të cilit, Ols Rama ishte pjesë e grupit që ndërtoi laboratorin e kokainës në fshatin Xibrakë të Elbasanit dhe që trafikoi drogë nga Amerika Latine. Në një përgjigje për Vizion Plus, SPAK thekson se nuk ka asnjë provë që implikon Ols Ramën në akuzën e ngritur nga Gazment Bardhi.

“Hetimet rifilluan pas administrimit të një informacioni të dërguar nga deputeti Gazment Bardhi, i cili pretendoi përfshirjen e shtetasit, Ols Rama në veprimtari të paligjshme. Në kuadër të këtyre hetimeve, SPAK ka kryer një sërë veprimesh hetimore, përfshirë bashkëpunimin me autoritetet kompetente të Kosovës.

Nga hetimet ka rezultuar se nuk ekzistojnë prova apo fakte që të lidhin shtetasin Ols Rama me aktivitetin kriminal, për të cilin janë dënuar më parë disa individë. Gjithashtu, nuk janë identifikuar autorë të tjerë të mundshëm për veprat penale në fjalë“, thuhet në përgjigjen e SPAK për Vizion Plus.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi publikoi disa dokumenta nga veprimet policore, që sipas tij përshkruan një person me kapele në grupin e trafikantëve që policia nuk arriti ta identifikonte dhe që sipas tij ishte Olsi Rama. Po ashtu, Bardhi publikoi të dhënat nga sistemi TIMS, që tregonin se Olsi Rama kisjhte përdorur të njëjtin mjet me një nga të arrestuarit e dosjes.

Rama i fiksuar/ Paralajmëron ditën e gjykimit të Gaz Bardhit

Pas kësaj Bardhi dërgoi informacionet në SPAK, por dy vëllezërit Rama e sfiduan të bënte një kallëzim penal, duke premtuar se njëri do të shkonte në burg, ndërsa tjetri do të tërhiqej, nëse diçka rezultonte e vërtetë.

Përndryshe, kryeministri Rama ka paralajmëruar Gazment Bardhin se do të mbajë përgjegjësi për denoncimet që ka bërë duke e përfshirë vëllain e tij në grupin e trafikantëve të drogës së Xibrakës.

Të këshilluara

Qeveria rrit pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë të premte rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind. Kabineti i...

13:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09