Flash

Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut

Lapsi.al 10 January 2025
Shqiptarët tani po i blejnë makinat nga Koreja e Jugut

Koreja e Jugut është bërë për herë të parë vendi nga janë importuar pjesa më e madhe e makinave që kanë hyrë dhe janë regjistruar në Shqipëri në vitin 2024. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Në krahasim me vitin 2024, mjetet nga Koreja e Jugut, mëse u dyfishuan, me një rritje prej 124%. Dy vjet më parë nga ky shtet blerjet ishin minimale me rreth 1.2-1.5 mijë mjete në vit. Më parë, dy shtetet nga importoheshin më shumë mjete ishin Italia dhe Gjermania. Por, nga 2023-shi, shqiptarët kanë zbuluar një destinacion të ri, që ofronte makina më ekonomike, pavarësisht kostove më të larta të transportit.

Sonila tregon që bleu një makinë Golf 6 (R Line) të vitit 2013, me 118 mijë kilometra me një çmim në doganë prej 6500 euro, që përfshin çmimin e blerjes dhe transportin. Të njëjtin mjet në Gjermani do e kishte blerë 1000-2000 euro më shumë. Automjetet prodhim vendas si Hyunday vijnë gjithashtu me çmime të leverdishme, ku më shumë mbizotërojnë modelet Tucson dhe Santa Fe.

Në vend të dytë për regjistrimet ka zbritur Italia, me 17.8 mijë, ose 18% të totalit. E treta është Gjermania, me po 17.8 mijë automjete. Më pas renditet Zvicra (9.3 mijë), Shtetet e Bashkuara (6.9 mijë) dhe më pas Kina (5.9 mijë). Gjithsej në 2024-n u regjistruan për herë të parë një numër rekord i mjeteve prej 99.4 mijë, me një rritje prej 27.5% në krahasim me vitin e mëparshëm, sipas të dhënave nga DPSHTRR.

Pse po rriten automjetet nga Koreja e Jugut

Makina e përdorura nga Koreja vijnë me një çmim dukshëm më ekonomik sesa ato të Europës që skeptikët e cilësojnë se vjen si efekt i standardeve më pak strikte të mjeteve sesa ato në BE kurse një tjetër argument është kostoja më e lirë e krahut të punës.

Pavarësisht dilemave duket se importet nga Koreja e Jugut mbeten tejet aktive dhe çmimet e leverdishme po nxisin shqiptarët të orientohen gjithmonë e më shumë drejt tyre. Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre. Sipas mediave koreane, ka një rritje të ndjeshme të eksporteve të makinave të përdorura.

“Dërgesat dalëse të makinave të pasagjerëve të përdorura arritën në 4.44 miliardë dollarë në vitin 2023, duke u rritur me 66 për qind nga një vit më parë, sipas të dhënave të përpiluara nga Shoqata e Eksportit të Makinave të Përdorura të Koresë. Për sa i përket njësive të shitura, shifra arriti në 555,549, duke u rritur me 68 për qind gjatë periudhës.

Makinat me benzinë ​​zënë pjesën më të madhe prej 67,5 për qind, të ndjekura nga makinat me naftë me 30,3 për qind dhe modelet hibride me 1,3 për qind. Eksportet e makinave hibride arritën gjithashtu një rekord të ri, me eksportet e tyre që u rritën 82 për qind në krahasim me vitin 2023 në 124.2 milionë dollarë”, shkruan Korea Times./ Monitor

Të këshilluara

Moti/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe int...

07:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI