Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Shiste lëndë narkotike, arrestohet 32-vjeçari në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Lapsi.al 10 January 2025
Shiste lëndë narkotike, arrestohet 32-vjeçari në aksin

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia pasi shiste kokainë, e cila iu gjet e ndarë në doza në automjetin e tij.

Policia ndaloi automjetin e Florenc Banushit në aksin rrugor "Pogradec-Qafë Thanë", bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit, u gjet një sasi lënde narkotike kokainë, e cila dyshohet se ishte destinuar për shitje në doza.

'Gjatë kontrollit fizik ndaj drejtuesit të automjetit, shtetasit F. B., dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, që dyshohet se ai e posedonte me qëllim shitjen në doza.

Në përfundim të veprimeve u arrestua shtetasi F. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u sekuestrua sasia e kokainës.', njofton policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal.

Të këshilluara

Moti/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe int...

07:26

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI