Flash

Safet Bajri në SPAK: Po vendosen gjoba në emrin tim!

Lapsi.al 10 January 2025
Safet Bajri në SPAK: Po vendosen gjoba në emrin tim!

Safet Bajri, ka depozituar një kallëzim penal në SPAK pas dyshimeve për keqpërdorim të emrit të tij për qëllime kriminale.

Ai pretendon se persona të paidentifikuar kanë vendosur gjoba dhe kanë përdorur emrin e tij në aktivitete të paligjshme, duke dëmtuar kështu reputacionin e tij.

Kallëzimi është dorëzuar nga avokati i Bajrit, Sokol Tahiraj, dhe kërkon që të hetohen dhe arrestohen individët përgjegjës për këtë abuzim. Ky kallëzim pason një kontroll të zhvilluar pak javë më parë në banesën e Bajrit nga Prokuroria e Posaçme, që ka të bëjë me hetime të mëtejshme për aktivitete kriminale.

Kallëzimi i Safet Bajrit në SPAK

Unë i nënshkruari Safet Rustemi, pasi jam informuar që në qytetin ku jetoj, në Shkoder disa persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përdorur emrin tim për të grabitur telefona dhe për t'u vendosur gjoba këtyre personave në mënyrë që t'i ktheheshin telefonat,

Këtë e kanë bërë nën kërcënimin e armës duke pretenduar se këto armë ia kam dhënë unë për të kanosur, grabitur dhe gjobitur qytetarët të ndryshëm të qytetit të Shkodrës.

Pasi kam marrë vesh për këtë ngjarje dhe jam interesuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm SHKODER, kam marrë një procesverbal të kallzimit të bërë nga shtetasi Ermando Muhja, kundër shtetasit Zikjan Lela, ku ky i fundit i ka marrë nën kërcënimin e armës telefonin e tij iphone 12, duke përdorur emrin tim për ta grabitur këtë shtetas e provuar kjo dhe me vendimin penal nr.8 (6) datë 05.01.2025 dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër kundër Zikjan Lela.

Ndodhur përpara kësaj ngjarje të cilën unë e konsideroj të rëndë për emrin dhe reputacionin tim në këtë qytet, kërkojë që nga ana juaj të hetohet kjo ngjarje dhe të arrestohet i kallzuari Zikjan Lela dhe personat që kanë bashkëpunuar me të për të ulur figurën time , duke kryer këto vepra penale.

Të këshilluara

Qeveria rrit pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë të premte rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind. Kabineti i...

13:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09