Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti me bashkëmoshatarët, arrestohet 17-vjeçari

Lapsi.al 10 January 2025
Qëlloi me armë zjarri gjatë një konflikti me

Policia ka arrestuar një 17-vjeçar që ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 7 janar 2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë:

Qëlloi me armë zjarri në ajër, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me një bashkëmoshatar të tij, kapet dhe vihet në pranga 17-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencën policore dhe kontrollet e ushtruara, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 17 vjeç, banues ne Sukth, Durrës.

17-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi më datë 07.01.2025, rreth orës 15.30, në fshatin Kullë, Durrës, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasin H. M., bashkëmoshatar i tij, dhe gjatë konfliktit ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë me të cilën dyshohet se 17-vjeçari ka qëlluar në ajër gjatë konfliktit për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI