Flash

Reagim i fortë nga Brukseli/ BE paralajmëron Shqipërinë për Zvërnecin 

Portali “POLITICO” shkruan se Brukseli po i mban nën vëzhgim trazirat politike në Shqipëri, duke e paralajmëruar Tiranën se trajtimi i situatës mund t’i kushtojë në aplikimin për t'u anëtarësuar në BE. Tirana informon Brukselin se puna për projektin e Kushner është pezulluar. BE kërkon shfuqizimin e ndryshimeve në ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe Ligjin për Investimet strategjike. 

17:42

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Pse Arlind Qori kishte të drejtë në debatin me Fevziun

Lapsi.al 10 January 2025
Pse Arlind Qori kishte të drejtë në debatin me Fevziun

Një emision "Opinion" i planifikuar për të shpalosur platformat e katër partive të reja, u kthye të enjten në mbrëmje në një përplasje të fortë konceptuale mes drejtuesit Fevziu dhe kreut të lëvizjes Bashkë Arlind Qori, që falë këmbënguljes në idenë e tij i la në hije kolegët-rivalë.

Thelbi i konfliktit u bë papritmas vërtetësisa në pasqyrimin e realitetit, në përzgjedhjen e temave dhe personazheve nga televizionët e mëdhenj. E thënë në mënyrën më të thjeshtëzuar të mundshme Qori pretendonte se ai ishte censuruar për shkak se idetë e tij shkonin ndesh me interesat e pronarit të Klanit dhe grupit oligarkik që ai përfaqësonte mediatikisht. Fevziu i'a kthente se askush përveç tij nuk nuk kishte tagrin për të ftuar apo mos ftuar dikënd dhe se ai qe zoti i vetëm që vendoste në atë studio, në bazë të audiencës.

Pra, pavarësisht batutave, ngritjes së herpashershme të zërit, thirrjes në ndihmë të citimeve të të tretëve, zemra e problemit që u debatua ishte: deri në ç'pikë padronët e mediave ndërhyjnë në politikat editoriale? Deri ku ata i shtrijnë tentakulat e tyre? A shkojnë deri tek elemiminimi i personazheve apo te shpallja e temave dhe ideve tabu?

Në këtë debat dua të them se jam 100% me Arlind Qorin. Së pari për arsye thellësisht personale dhe së dyti si njeri që ka privilegjin ta shohë për së brendshmi dhe për së jashtmi sistemin tonë mediatik.

VIDEO/ Përplasje e fortë mes Arlind Qorit dhe Blendi Fevziut në “Opinion”

Le ta fillojmë nga e para. Unë kam qenë sëbashku me 6-7 kolegë dhe biznesmenë, njëri nga themeluesit e atij që do të bëhej më pas grupi mediatik KLAN. Kam qenë aktiv që prej 1997-ës, si gazetar, drejtues reviste, udhëheqës emisionesh televizive e për vite të tëra kam kontribuar si i ftuar në një mori të madhe emisionesh të këtyre mediave. Por që pas vitit 2015, pasi pata një konflikt me Aleksandër Frangajn, për më tepër jo për çështje që lidheshin ekskluzivisht me Klanin, nuk kam shkelur më kurrë në këtë media. Askush nga ata që më ftonte më parë, nuk pati guximin ta bënte më. Miqtë e mij, me ata që vijonim të pinim kafe apo ndonjë gotë verë dhe ruanim të njëjtat raporte, patën frikë të më hapnin më ato dyer ku kisha hyrë lehtësisht më parë. As në emisionet show, as në lajme, as për biseda politike, askund. Për mua papritmas, media në lindjen e së cilës kisha kontribuar modestisht, u shndërrua në gardhin e një "toke të xanun".

Kur e kujtoj këtë më vjen në mendie një shprehje që e kisha dëgjuar rëndom në koridore: "është i padëshëruar në Klan". Pra thjeshtë e ka futur pronari në listë të zezë. Pikërisht sepse di këtë e besoj Arlind Qorin, kur citon Arian Çanin, ti ketë thënë publikisht se "ty kishim urdhër të mos të ftonim".

Por pavarësisht nga rastet personale të Arlindit, Fevziut, Çanit, apo timit, kjo temë është shumë më e gjërë. Në thelb ajo ka të bëjë me të drejtën për ta ushtruar të lirë dhe të pavarur këtë profesion. E këtu, për mënyrën si u pozicionuan në emisionin e mbrëmshëm, Arlindi dhe Blendi, e drejta anon plotësisht nga Qori. Ai nuk u mor vetëm me Klanin. Denoncimi i tij ishte për sistemin. Ai përmendi në mënyrë absurde rastin e Top Channel, që transmetonte kryeministrin duke e sulmuar personalisht për protestat e pensionistëve, por nuk i pasqyronte fare ato protesta. Ai kishte në bagazhin e tij një fushatë elektorale ku denconcoi me imazhe dhe me emër çdo kullë të oligarkëve në Tiranë dhe nuk u transmetua as një sekondë të vetme nga TV e mëdha.

Gabimi i Fevziut ishte se në përpjekje për të fituar debatin, u vu në rolin e mbrojtësit të sistemit. Shprehje si "boll me politikanët që fajsojnë gazetarët", "u bëtë edhe ju të rinjtë si të vjetrit", "askush nuk nuk ka të drejtë ti kërkojë llogari reporterëve që qëndrojnë me mikrofon në dorë", "askush nuk telefonon për të përcaktuar të ftuartit në studio", të linin të kuptoje se në këtë vend gazetaria e lirë nuk është e kërcënuar nga pushteti financiar dhe vendimarrës i pronarëve.

Në fakt, e vërteta është ktejt e ndryshme. Këtë e sheh dhe vetë shikuesi që vëren se, ditën kur plas skandali 5D, askush nuk guxoi të flasë për Erion Veliajn dhe drejtorët e tij. Por, kjo nuk është një gjë që shihet vetëm thjeshtë me sy të lirë.

Pothuaajse të gjithë organizmat e besueshëm ndërkombëtarë që monitorojnë lirinë e mediave, flasin për televizionet e kontrolluara nga 5 familje që zotërojnë mbi 90% të audiencës televizive. "Reporterët pa Kufi" (shiko linkun me poshte) që e rrokullisën poshtë e më poshtë në klasifikimin e tyre të përvitshëm Shqipërinë, duke e renditur të fundit në Ballkanin Perendimor, si një nga arsyet e këtij degradimi vërenin pronësinë e TV-ve që udhëhiqen nga kompani që marrin favore nga shteti në sektorin e ndërtimit. Ndërkohë një koalicion prej shtatë shoqatash për lirinë e mediave vërente në konkluzionet për vendin tonë se "...ndërhyrja e drejtpërdreejtë e pronarëve në pavarësinë editoriale është e lartë dhe disa çështje apo tema të ndjeshme konsiderohen të palejueshme për gazetarët".

Raporti për lirinë e shtypit/ Më keq se të gjithë në Ballkan

Pra, nuk ka nevojë për më shumë shembuj që të tregosh se mediat tona të mëdha janë shndërruar në kioska për të zgjidhur hallet e rrethit familjar dhe financiar të një grushti padronësh. Ato e bëjnë këtë në mënyrën më të ulët dhe në dëm të interesit publik, duke i shërbyer kryepushtetarit të radhës. Ato kanë mbërritur deri në rekorde qesharake, sa kur bie borë në Theth, e raportojnë këtë përmes Facebook-ut të shefit të qeverisë, ndërsa kur një revistë e huaj shkruan për Ksamilin, lajm bëhet se linkun e saj e ka ripostuar edhe Edi Rama.

Sot, ekranet tona janë shndërruar në shërbëtorë të kasetave të gatshmë për skeçet që përgatisin me ndihmën e vartësve aktorë, Lali, Bela, apo Edi. Prandaj debati nuk mund të rduktohet thjesht në faktin se sa herë ka shkelur Qori gjatë viteve të fundit tek studioja e Fevziut. Kjo është vetëm simtoma e një sëmundje më të thellë: asaj të pjesës dërmuese të mediave tona që e kanë humbur misionin e informimit të ndërshëm dhe të vërtetë.

Fatkeqësisht në këtë kurth ranë edhe shumë të ftuar në studion e emisionit, që i thoshin drejtuesit të lëvizjes Bashkë "ç'të duhet ty, media është private", apo "bëhu faktor pastaj kërko të dalësh në TV". Ndaj atyre dhe ndaj Fevziut, Arlindi pati të drejtë, kur i ftoi ta drejtonin gishtin drejt një sistemi të diskredituar. Natyrisht në studio ai mbeti pakicë-, gjë që përforcon tezën e tij-, por besoj se nuk ka qenë kështu edhe për publikun që e sheh përditë me sy degradimin e televizioneve tona.

©Lapsi.al

 

 

 

  

Të këshilluara

Pse Rama është i dënuar ta mbrojë Veliajn

Sa më shumë që Erion Veliaj po shpenzon kohë me kolegët e SPAK-ut, në dëm të qytetarëve të Tiranës, aq më e fortë po bëhet një dilemë që ka kapluar qarqet polit...

18:02

Shikojeni pak Ramën përmes Tik Tok-ut

Kush ndërmer guximin ti kthehet kujtimeve aspak të bukura të kohës së Covidit me siguri e mban mend një akt, sa të çmendur po aq dhe qesharak. Në betejën e eths...

15:21

Rënia e butë e Erion Veliajt

Ndërkohë që karriera politike e Erion Veliajt po rrokulliset në mënyrë të pakthyeshme, duket sikur drejtësia po gjurmon një shteg të ngushtë, ku edhe nëse godit...

14:51

Kurthi ku na fton Veliaj

Që prej ditës kur disa hetues të BKH-së ia mësynë derës së shtëpisë së tij, Erion Veliaj po tenton të mbajë ndezur një sherr me kundërshtarët e vet politikë. Mb...

13:49

Ajo çka SPAK fsheh në dosjen e Elbasanit

Po të bëhet një llogaritje e pasqyrimit mediatik të  “goditjes spektakolare”, që SPAK ndërmori ndaj  bandës së Suel Çelës në Elbasan, vërehet me lehtësi një ano...

15:19

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI