Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Pagoi aktoren e filmave për të rritur/ Trump shpallet fajtor, por shmang burgun

Lapsi.al 10 January 2025
Pagoi aktoren e filmave për të rritur/ Trump shpallet fajtor, por

Donald Trump do të shmangë burgun edhe pse gjykata e Nju Jorkut e shpalli fajtor çështjen e pagesës për aktoren e filmave për të rritur Stormy Daniels e cila duhet të heshte për raportin që kishte pasur me miliarderin. Ky është një vendim historik pasi për herë të parë dënohet për një vepër penale një person i zgjedhur President i SHBA-ve dhe vendimi vjen vetëm pak javë përpara se të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Gjykatësi Juan Merchan dha një dënim me "lirim të pakushtëzuar", që do të thotë se presidenti i zgjedhur nuk do të paguajë ndonjë gjobë, nuk do të kryejë burg dhe nuk do të jetë nën mbikëqyrje me kusht. Thjesht ky vendim e bën Trump një kriminel të dënuar. Trump u shpall fajtor më 30 maj 2024 për falsifikimin e të dhënave të biznesit me qëllimin fshehjen e parave që do të shkonin për aktoren.

Zyra e prokurorit të qarkut të Manhatanit argumentoi se Trump falsifikoi bilancet me anë të ish-avokatit të tij Michael Cohen për pagimin e 130 mijë dollarëve yllit të filmave porno. Trump i deklaroi këto pagesa si "shpenzime ligjore" në dokumentet financiare.

Në këtë mënyrë Trump, inaugurimi presidencial i të cilit është planifikuar për në 20 janar bëhet presidenti i parë i SHBA-së, “ish” ose në detyrë që përballet me një gjyq penal dhe që për më tepër merr një vendim fajësie. Duke iu drejtuar gjykatës me anë të videos online pak para dhënies së dënimit, Trump e quajti rastin "një përvojë shumë të tmerrshme", një "padrejtësi" dhe një "gjueti shtrigash politike".

“Më paditen për të dhënat e biznesit? Të gjithë janë kaq të saktë. Ka qenë një gjueti shtrigash politike... për të dëmtuar reputacionin tim në mënyrë që të humbisja zgjedhjet. Është e qartë se kjo nuk funksionoi” – tha Trump.

Pas përfundimit të seancës, ai vijoi komentet në mediat sociale, duke shkruar në Truth Social, “Juria e vërtetë, populli amerikan, ka folur, duke më rizgjedhur me një MANDAT dërrmues në një nga zgjedhjet më të rëndësishme në histori”.

Jashtë gjykatës u mblodhën mbështetës të Trump dhe protestuesit anti-Trump. Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej "Trump është fajtor", "Mashtrues" dhe "34 dënime për krime", ndërsa mbështetësit e tij shfaqën një pankartë ku shkruhej "Ndaloni komplotin partizan; ndaloni gjuetinë politike të shtrigave”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09