Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Një avion i zjarrfikësve në Los Angeles përplaset me një dron

Lapsi.al 10 January 2025
Një avion i zjarrfikësve në Los Angeles përplaset me

Një avion zjarrfikës goditi një dron ndërsa po operonte mbi Palisades Fire të enjten në mbrëmje, thonë autoritetet e aviacionit në Los Angeles.

Megjithëse natyra e saktë e dëmtimit është e paqartë, zyrtarët i thanë Los Angeles Times se avioni i quajtur Super Scooper pësoi një vrimë në krahun e tij. Është e paqartë se për sa kohë avioni do të jetë jofunksional. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar në lidhje me ngjarjen.

“Fluturimi i një droni pranë një zjarri është i rrezikshëm dhe mund të kushtojë me jetë,” tha ai, duke theksuar se kjo mund të shkaktojë ndalimin e fluturimit të avionëve.

“Vonesat e reagimit nga ajri përbën një kërcënim për zjarrfikësit në terren, banorët dhe pronat në komunitetet e afërta dhe mund të lejojë që zjarret të rriten.”

Incidenti është nën hetim nga Administrata Federale e Aviacionit, e cila lëshoi ​​një kujtesë të rreptë për civilët se fluturimi i një droni në mes të përpjekjeve për shuarjen e zjarrit është një krim federal dhe dënohet me deri në 12 muaj burg ose gjobë deri në 75,000 dollarë, raporton CBS News.

Të këshilluara

Moti/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe int...

07:26

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI