Flash

Nesër nis regjistrimi i diasporës, Berisha porosi degëve të PD

Lapsi.al 10 January 2025
Nesër nis regjistrimi i diasporës, Berisha porosi degëve të

Kryetari i Partisë Demokratike zhvilloi një takim me drejtuesit e degëve të kësaj force politike ku në fokus ishte nisja e regjistrimit të votuesve nga diaspora, duke filluar që nga dita e nesërme. Berisha kërkoi nga drejtuesit e Degëve që të përshpejtojnë punën për listat e votimit dhe ndërtimin e një grafiku emergjence sepse procesi përfundon më 12 mars.

Kreu i PD-së tha se nga jashtë vendit do të votojnë 1.5 milionë persona që përbëjnë gjysmën e numrit të përgjithshëm prandaj vota e tyre do të ndikojë në fitoren e opozitës.

"Të dashur drejtuese dhe drejtues të PD, emigracioni kudo që ndodhet në të tërësinë e tij ka lidhjet e pamohueshme me njerëzit në Shqipëri. Dhe sikur, familje të tëra të jenë shkëputur, përsëri në atë mjedis dikush dëshmon se kanë jetuar. Por dëshmitari më i mirë,më i sigurtë janë listat e votimit. Që në udhëzimin e parë, ju keni marrë udhëzim që të krijoni grupet e punës për verifikimet e tyre në çdo qendër votimi. Verifikimi dhe identifikimi i emigrantëve në listat e votimit është procesi më themelor i të gjithë angazhimit tonë për votën e shqiptarëve jashtë vendit.

Unë e di se, ju keni filluar punën, por ritmet e kësaj punë duhet me urgjencë të shpejtohen. Një grafik i ri do hartohet nga drejtuesi e qarqeve dhe do u shpërndahet kryetarëve të degëve, dhe ju grafikun tuaj për kryetarët e grupseksioneve dhe me radhë. Duhet një grafik emergjence, sepse vota, votimi i emigracionit para gjysmës së elektoratit përfundon më datën 12 mars. Është vendosur një datë, afat për regjistrimin e tyre dhe ata që regjistrohen, apo ky proces përfundon më 12 mars. Pas kësaj date mbyllet proces për 1.5 milionë votues. Ata 1.5 milionë votues janë më së pari në listat e votimit. I keni në listat e votimit. I keni pastaj, në çdo familje dhe kudo. Por, listat e votimit janë dokumentet bazë të orientimit tuaj. Rezultatet e deritanishme nuk janë ato që duhet të ishin. Unë e di që është bërë punë, dhe po bëhet. Por kjo kërkon që çdo drejtues qarku dhe çdo degë të ngarkojë, të angazhojë forca shtesë për kompletimin sa më parë të këtij procesi. Çdo degë duhet të ketë drejtuesin operativ të procesit, që e kontrollon atë çdo ditë. Ju si kryetarë keni këtë detyrë më kryesore. Mos harroni se, asgjë nuk do ndikojë më fuqishëm në fitore se sa vota e qindra mijëra opozitarëve, që të persekutuar në një formë apo në një tjetër nga ky regjim, kanë marrë rrugët e dheut”, tha Berisha

Kreu i PD-së tha se tashmë regjimi i Ramës është i diskredituar, mes tij dhe Veliajt ka “luftë” dhe se Rama e degdisi kryebashkiakun si lebroz e tani e merr nëpër takime për t’i bërë nderimet e fundit.

“Ky është një regjim tërësisht i diskredituar që po dekompozohet. Përljeshjet e tyre të brendshme janë shkatërrimtare dhe janë përfundimtare, siç ndodh rëndomë midis klaneve mafioze dhe organizatave kriminale. Gjithmonë paqja midis tyre është e përkohshme. Pasi e sikterisi sikur të ishte leprozë Edi Rama Erion Veliaj, tani e merr në ndonjë takim, por janë si shërbimet e fundit. Por ne, nuk e bazojmë fitoren tonë në luftën e tyre të brendshme”, tha kreu i PD-së

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09