Flash

"Ndjesha mirë për ty" Rama nis fushatën si deputet i Shkodrës

Lapsi.al 10 January 2025
"Ndjesha mirë për ty" Rama nis fushatën si deputet i

Edi Rama ka vizituar tre investime brenda një dite në Shkodër. Ai ishte në tregun e lagjes Rus ku është vendosur një strehë e re, më pas pa nga afër rrugët dhe fasadat e lagjes Zdrale dhe në poliklinikën e re mjekësore të qytetit.

Investimet janë të pazakonta për një qytet të veriut, që në 12 vitet e fundit kannë parë pak para nga qeveritë socialiste. Por vëmëndja ndaj Shkodrës është shkuar, që kur Rama mori bashkinë në zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa në 11 maj ai planifikon të jetë kandidat për deputet në këtë qytet.

Nga filmimet bien në sy qytetarët e shumtë që falenderojnë kryeministrin për projektet e reja që ka sjellë në Shkodër dhe shtrëngojnë duart me të me urimin e njohur "Ndjesha mirë për ty!".

Por kudo në filmime duken edhe truprojat e shumta që vigjilojnë në çdo hap të kryeministrit, i cili vërtet e josh votuesin me investimet e reja, por që të jetë i sigurtë për rezultatin, i mban edhe bandat e qytetit të karikuara.

Filmimet më poshtë kur Rama inspekton tregun në lagjen Rus:

https://www.youtube.com/watch?v=OMSKqJ6VZqU&ab_channel=EdiRama

Rama në tregun e ri të lagjes Rus

https://www.youtube.com/watch?v=H1zSlPaMFAw&ab_channel=EdiRama

Rama në lagjen Zdrale, për kantierin dhe fasadat e lagjes Zdrale

Rama në poliklinikën e re të specialiteteve në Shkodër

Të këshilluara

Qeveria rrit pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë të premte rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind. Kabineti i...

13:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09