Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Morën me qira ambientin dhe e përshtatën për pröstitucion, procedohen disa persona 

Lapsi.al 10 January 2025
Morën me qira ambientin dhe e përshtatën për

Policia e Durrësit ka zbuluar një ambient të përshtatur për ushtrim prostitucioni nga dy tutore kineze që u shpallën në kërkim nga uniformat blu.

Raportohet se 38-vjeçarja me inicile L. L., dhe 46-vjeçarja me iniciale D. Zh., banuese në Kinë, shfrytëzonin për prostitucion dy shtetase të tjera kineze, në banesën që e kishin marrë me qira.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një ambient i marrë me qira, që ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Shpallen në kërkim 2 shtetase kineze (organizatore), procedohen 7 shtetas të tjerë.

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Storm 2”, pas një hetimi 1-mujor me metoda proaktive.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, “Prostitucioni” dhe “Trafikimi i personave të rritur”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm 2 ”, në kuadër të të cilit:

-U shpallën në kërkim shtetaset L. L., 38 vjeçe dhe D. Zh., 46 vjeçe, banuese në Kinë;

-Nisi procedimi penal për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit: L. L., 42 vjeçe dhe L. Y., 35 vjeçe, të dyja banuese në Kinë; M. B., 21 vjeç, banues në Gjermani; J. D., 30 vjeç, R. A., 24 vjeç, J. L., 34 vjeç dhe A. L., 29 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera dyshohet se 2 shtetaset kineze të shpallura në kërkim shfrytëzonin për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, në ambientin që e kishin marrë me qira këto 2 të fundit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 7 celularë, 2 pasaporta dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të këshilluara

Moti/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe int...

07:26

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI