Flash

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09

Festë me alkool dhe kokainë, kush janë 5 djemtë që "morën peng" vajzat në "Astir"

Lapsi.al 10 January 2025
Festë me alkool dhe kokainë, kush janë 5 djemtë që

Tashmë janë mësuar emrat e pesë personave të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen në Astir. Siç bëhet me dije nga burime shumë të sigurta, ata janë shtetasit Skerdi Sina, Ogert Alia, Joni Sadikaj, Arnold Jaho dhe Anduel Alia.

Nga ana tjetër janë pyetur tre vajzat midis tyre edhe 21-vjeçarja, e cila pretendon se është mbyllur me forcë në banesë.

Midis të rinjve që kanë festuar ka qenë dhe një avokate e cila ka treguar detaje mbi festën ku u përdor alkool e dyshohet se edhe kokainë.

“Shoqja humbi vetëdijen nga alkooli”, mësohet se ka thënë avokatja.

Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë ka shpallur në kërkim pesë persona të dyshuar për ngjarjen e Astirit ku një 20-vjeçare e mbyllur në banesë alarmoi forcat speciale. Pesë djemtë janë shpallur në kërkim pasi u identifikuan nga kamerat e pallatit.

Të rinjtë janë nga qyteti i Vlorës dhe janë persona me probleme penale, ata dyshohet se e kanë sjellë kokainën me të cilën është festuar një natë para ngjarjes si edhe gjurmët e tyre kane gjetur në armët pistoletë me silenciator.

Po ashtu, është kryer akt ekspertizë gjatë mbrëmjes në trupin e 21-vjeçares por paraprakisht thuhet se nuk ka shenja dhune.

E reja kishte lidhje me njërin nga djemtë për të cilin babai nuk ishte dakord dhe sipas kamerave ka shkuar në banesën e marrë me qira ku edhe qëndronin zakonisht.

Oficerët dyshojnë se për shkak të gjendjes së saj nën ndikimin e alkoolit dhe drogës ” miqtë” duhet ta kenë mbyllur në banesë dhe nuk përjashtohet mundësia që ndaj tyre të ngrihet akuza edhe për heqje të paligjshme të lirisë./TCH

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09