Flash

DW: 40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit në Gjermani

Lapsi.al 10 January 2025
DW: 40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit në Gjermani

Instituti gjerman për sëmundjet infektive "Robert Koch Institut" sheh shenja të fillimit të një vale gripi në Gjermani. Sipas raportit të fundit të RKI që nga fillimi i dhjetorit, numri i rasteve të infeksioneve është rritur ndjeshëm. Edhe vitet e fundit janari ka qenë periudha në të cilën numri i infektimeve është rritur ndjeshëm. Thënë shumë thjesht për valë gripi flitet kur viruse gripale të tipit influenca A ose B gjenden në një nga analizat e çdo pesë pacientëve.

40 të vdekur nga infektimi me virusin e gripit

Sipas raportit të RKI-së është rritur gjithashtu edhe numri i shtrimeve në spital i personave me diagnozën grip. Në periudhën 2 deri më 30 dhjetor u shtruan në spital rreth 18 për qind e pacientëve të diagnostikuar me grip. Kurse nga data 30 dhjetor deri sot kjo shifër është rreth 27 për qind. Shifrat u referohen rasteve të raportuara në RKI. Javët e fundit është vënë re gjithashtu edhe një rritje e infektimeve me virusin sincicial respirator (RSV).

Po ashtu njoftohet edhe për persona që kanë vdekur për shkak të infeksionit me grip. Deri tani për sezonin dimëror 2024/25 në RKI janë raportuar 40 vdekje nga infeksioni me virusin e gripit. Sipas RKI-së, 80 përqind e të prekurve ishin 60 vjeç ose më të vjetër. Po ashtu në RKI janë raportuar edhe pesë vdekje për shkak të infeksioneve me RSV./ DW

Të këshilluara

Moti/ Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu

Për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe int...

07:26

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI