Flash

Berisha porosi specifike deputetëve të tij për emigrantët

Lapsi.al 10 January 2025
Berisha porosi specifike deputetëve të tij për emigrantët

Sali Berisha ka mbledhur sot grupin parlamentar të Partisë Demokratike, duke u dhënë deputetëve një porosi të qartë për angazhimin e tyre për mobilizimin e emigrantëve shqiptarë që të regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për të votuar në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha ka kërkuar nga deputetët e PD-së që të shtrijnë aktivitetin e tyre si brenda Shqipërisë ashtu edhe jashtë saj, duke kontaktuar emigrantët dhe duke i bindur ata të mbështesin Partinë Demokratike.

Mobilizimi i diasporës ka qenë një nga prioritetet e deklaruara të Partisë Demokratike, duke synuar të sigurojë mbështetje nga komuniteti i madh shqiptar jashtë vendit në procesin zgjedhor të këtij viti.

Të këshilluara

Qeveria rrit pensionet në Kosovë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar këtë të premte rritjen e pensioneve për të gjitha kategoritë e dala nga lufta e fundit në Kosovë, për 20 për qind. Kabineti i...

13:29

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09