Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Armë dhe kokainë në apartamentet me qira në Astir, në kërkim 4 persona

Lapsi.al 10 January 2025
Armë dhe kokainë në apartamentet me qira në Astir, në

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Astir. Mësohet se në kërkim janë shpallur 4 djem që kanë qenë në apartamentin ku dhe është dhënë alarmi për një rrëmbim nga një vajzë 21-vjeçare.

E reja në gjendje të rënduar psikologjike ngriti alarmin dhe më pas refuzonte që të hapte derën. Ndërkohë që mësohet se të 4 djemtë ishin me tre goca në apartament, mes tyre dhe Sajma Qordja. Mes të pranishmëve që kanë qënë në apartament është dhe i dashuri i saj, i identifikuar si Joni Sadikaj.

Vajza pasi është qetësuar, ka deklaruar se nuk është dhunuar dhe ka shkuar vetë me dëshirë te shtëpia me djemtë, ndryshe nga versioni i parë që ka dhënë kur ka telefonuar policinë. Sipas saj, është frikësuar në momentin që ka parë njërin prej djemve me pistoletë me pistoletë dhe ka njoftuar policinë. Aktualisht, në pyetje po merret njëra prej vazjave që kanë qenë brenda apartamentit, për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI