Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sllovakia kërcënon Ukrainën me veto në për shkak të gazit

Lapsi.al 9 January 2025
Sllovakia kërcënon Ukrainën me veto në për shkak

Marrëdhëniet e Bratislavës me Ukrainën po shkojnë drejt tensionimit, e me gjasë do të interferojnë edhe në unionin europian.

Shkak është bërë gazi dhe tranziti i tij përmes Ukrainës. Lidhur me këtë çështje kryeministri sllovak Robert Fico, ka bërë demarshe në Moskë, ku zhvilloi një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Për shkak të vendimit të Kievit që të mos rinovojë kontratën e tranzitit të gazit, Fico ka kërcënuar me masa të ashpra ndaj Ukrainës dhe madje me veton në BE.

Më tej akoma, Fico ka paralajmëruar se Sllovakia mund të ndërpresë furnizimin me energji ndaj Ukrainës për rastet emergjente, një sinjal ky që dëshmon se politika e Kievit për të presuar me gazin dhe tranzitin ka prodhuar efekte serioze dhe përtej Rusisë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI