Flash

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Në pranga një punonjës lokali në Dibër, sekuestrohen 8 makineta të lojërave të fatit

Lapsi.al 9 January 2025
Në pranga një punonjës lokali në Dibër, sekuestrohen 8

Një punonjës lokali është arrestuar dhe janë 8 makineta të lojërave të fatit janë sekuestruar nga policia në Peshkopi.

Ky veprim ka pasuar një hetim të zhvilluar në bashkëpunim me komisariatin e policisë Dibër, bazuar në inteligjencën policore që sugjeronte se në lokalin e pronarit Q.T. ishin vendosur makineta për ushtrimin e lojërave të fatit.

"Shërbimet për Hetimin e Krimit të DVP Dibër, në bashkëpunim me komisariatin e policisë Dibër, në vijim të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar dhe në inteligjencën policore se në lokalin në pronësi të shtetasit Q.T, ( i arrestuar nga policia në muajin Dhjetor 2024), ishin vendosur makineta për ushtrim të paligjshëm të lojrave të fatit, policia ka ushtruar kontroll dhe gjatë kontrollit, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 8 makineta dhe një shumë parash.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua shtetasi A.S., 61 vjeç, banues në Peshkopi, (punonjës i lokalit) për veprën penale "Organizimi i lotarive të palejuara", si dhe u referuan materialet shtesë në ngarkim të pronarit të lokalit shtetasit Q.T., (i cili është arrestuar më parë), për veprën penale "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara". Materialet procedurale për këtë çështje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Dibër për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

 

Të këshilluara

Argita Malltezi paraqitet në SPAK

Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Malltezi u paraqit e vetme në SPAK rreth orës...

09:28

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI