Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

FOTOLAJM/ Bëhen bashkë të gjithë presidentët amerikanë të gjallë

Lapsi.al 9 January 2025
FOTOLAJM/ Bëhen bashkë të gjithë presidentët

U mbaj në Uashington këtë të enjte ceremonia mortore e Jimmy Carter, presidentit të 39-të të SHBA-së, i cili u nda nga jeta në moshën 100-vjeçare më 29 dhjetor. Funerali u drejtua nga presidenti i SHBA-së në detyrë, Joe Biden, ndërsa të pranishëm ishin edhe ish-presidentët amerikanë Barack Obama, George Bush dhe Bill Clinton, si dhe presidenti i sapozgjedhur Donald Trump.

Të gjithë kishin edhe bashkëshortet e tyre, përveç Obamës. Nuk mungoi as zv.Presidentja Kamala Harris që humbi në zgjedhjet e fundit presidenciale përballë Trump. I pranishëm ishte edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres si dhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.

Jimmy Carter: Funerali i ish-presidentit ka përfunduar-8

Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit nga funerali i Carter/ Trump

Dhjetëra mijëra amerikanë kanë nderuar ditët e fundit ish-presidentin, i cili shërbeu nga viti 1977 deri në 1981 dhe u nderua me Çmimin Nobel për Paqen në vitin 2002 për punën e tij humanitare.

Jimmy Carter: Funerali i ish-presidentit ka përfunduar-2

Në fjalën e tij, Joe Biden iu referua kohës kur si senator mbështeti kandidaturën e Carter për presidencën, ndërsa vlerësoi vazhdimisht "karakterin" e ish-presidentit. Ai tha se përveç ndikimit të tij si president, Jimmy Carter "krijoi gjithashtu një model (sjelljeje) pas përfundimit të mandatit të tij”.

Jimmy Carter: Funerali i ish-presidentit ka përfunduar-1

“Ta bëjmë të vlefshëm çdo minutë të kohës sonë në tokë është përkufizimi i një jete të mirë”, - tha presidenti amerikan, duke i inkurajuar njerëzit të studiojnë fuqinë e shembullit të Carter. Pas ceremonisë në Katedralen e Uashingtonit, trupi i Carter u kthye në Georgia, ku do të bëhet një varrim privat.

Jimmy Carter: Funerali i ish-presidentit ka përfunduar-6

Jason Carter, një nga nipërit e të ndjerit foli për anën njerëzore të ish-presidentit. Siç vuri ai në dukje, gjyshi i tij kaloi 92 vjet të jetës së tij jashtë funksioneve publike, në Plains, Georgia. Ai përmendi dashurinë e Jimmy Carter për gruan e tij, si dhe rëndësinë që ai u jepte vlerave njerëzore. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI