Flash

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Biznesmeni Elman Abule thirret në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion

Lapsi.al 9 January 2025
Biznesmeni Elman Abule thirret në Prokurorinë e Posaçme

Mëngjesin e sotëm është paraqitur në SPAK Elman Abule, miku biznesmen i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Elman Abule mbërriti në SPAK një ditë pas bashkëshortes së tij, Marisa Nito. Të dy janë thirrur të dëshmojnë për çështjen e hapur ndaj kryebashkiakut Veliaj dhe familjarëve të tij.

Nito u paraqit në SPAK në cilësinë e personit që ka dijeni, ku qëndroi për më shumë se 4 orë. Në dalje ajo nuk pranoi të japë asnjë koment për median. ​Edhe Elman Abule refuzoi të flasë për mediat e pranishme.

Kujtojmë se në SPAK janë paraqitur më përpara edhe kryebashkiaku Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Hetimi që ka përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe familjarët e tij është regjistruar për veprat penale të “korrupsionit pasiv dhe aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë, ose të zgjedhurve vendorë”, “pastrimit të parave” dhe “fshehjes së pasurisë”.

Të këshilluara

Argita Malltezi paraqitet në SPAK

Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Malltezi u paraqit e vetme në SPAK rreth orës...

09:28

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI