Flash

Berisha zbulon një dosje të re të SPAK: "26/1" është përvëluese për Ramën dhe Ballën

Lapsi.al 9 January 2025
Berisha zbulon një dosje të re të SPAK: "26/1"

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha këtë të enjte në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronwes Albania se dosja e SPAK me numrin "26/1" përmban çështje në të cilat sipas tij janë të përfshirë kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialist Taulant Balla. Sipas Berishës, kjo është një dosje, nuk po hetohet vetëm nga SPAK, por edhe nga agjenci dhe shërbime të huaja.

"Dosja 26/1 është dosja e ferrit dhe e tmerrit Balla - Rama. Po të vini re ju edhe në konferencën e fundit të Ramës, kur i thotë gazetari për dosjen, atij i dridhet zëri. Ka të tjerë më shumë se unë, tha ai. Sepse ka edhe një faktor ndërkombëtar shumë të rëndësishëm. Televizioni kombëtar belg i nxori emrin atij. Nuk ia nxori Altin Dumani emrin, por ia nxori televizioni kombëtar i Blegjikës”, - tha Berisha.

I pyetur se për çfarë çështjesh bëhet fjalë në këtë dosje, ish-kryeministri dha pak detaje. 

“Për Ramën mund të mos ketë çështje që nuk është i përfshirë. Rama është i zhytur në gjëra nga më të pakonceptueshme. Dosja 26/1 në dijeninë time është dosja, Balla-Rama, por atë nuk e ka vetëm Dumani, e kanë disa agjenci dhe shërbime të huaja. Çështja e luftës kundër kriminalitetit është çështje e sigurisë kombëtare”, - tha ai.

Berisha tha se të gjitha përgjimet e publikuara prej tij ku përmenden eksponentë të rëndësishëm të PS janë të bazuara në fakte dhe dosje konkrete. Kreu i PD u shpreh se të gjitha i ka të provuara dhe SPAK nuk mund ta përgënjeshtrojë.

"Unë jam njëri i ligjit dhe pas gjithë këtyre proceseve nuk është gjetur asgjë e kundërligjshme. Kur unë gjej dosjen që më vjen nga SPAK apo burime të tjera kur thuhet Tao mori porosi të shkojë e të lirojë 2 vrasësit që i vunë Lulzim Kullës tritolin në shalën e biçikletës, akt i mirëfilltë terrorist…a mund të them gjë tjetër veç organizatë kriminale.

Shembull tjetër Toyota Yaris është implikuar në të gjitha etapat e atij krimi, e kanë dosjen aty… SPAK nuk më përgënjeshtron dot si i nxjerr dokumente, nuk mundet kurrë unë… mund të bëjë një gjë ndonjëherë për të mbrojtur dëshmitarët i spostoj pak këtej pak andej. Një nga një do ju faktoj shqiptarëve se ata janë një organizatë e mirëfilltë kriminale" - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Elbasan, dy të mitur në spital

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një mjet ka përplasur një biçikletë me të cilën lëviznin dy të mitur, 14 dhe 16 vjeç. Burime nga vend...

20:48

Plator Nesturi emërohet prefekt i Vlorës

Plator Nesturi do të jetë prefekti i ri i qarkut të Vlorës. Emërimi i tij është bërë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. Nesturi zëvendëson në k...

20:43

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.44

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

Asllani, askush në Serie A nuk e do: hapet pista arabe për Interi, Al Jazira kërkon shqiptarin

Kristjan Asllani, mesfushori shqiptar i cili ka pasur disa eksperienca huazimi, duket se nuk bën pjesë në planet e Interit. Ndërsa drejtuesit zikaltër kërkojnë një zgjidhje për të ardhmen e tij para mbylljes së merkatos, një mundësi e re është hapur në Lindjen e Mesme. Klubi i Al Jazira-s ka shfaqur interes serioz, megjithëse preferencat e palëve për transferimin ndryshojnë.

15:20

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09