Flash

Nëntori/ Të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet

Lapsi.al 8 January 2025
Nëntori/ Të ardhurat tatimore bien për herë të

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024 të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rriten me 10.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, por në nëntor arkëtimet morën një kthesë negative ku të ardhurat tatimore shënuan rënie vjetore me -1.5%.

Kjo është hera e parë që të ardhurat tatimore janë me rënie me bazë vjetore, nga janari i vitit 2021, kur vendi akoma po vuante pasojat e pandemisë.

Në total të ardhurat buxhetore janë rritur me 2.7 për qind në nëntor, por hendeku i krijuar nga rënia e arkëtimeve nga tatimet dhe taksat u mbulua nga të ardhurat nga ndihmat (kredi dhe donacione të huaja me destinacion buxhetin e shtetit).

Të dhëna më të detajuara nga treguesit fiskal të Ministrisë së Financave tregojnë se rënia u shkaktua nga dobësitë në të ardhurat nga tatimi mbi fitimin dhe nga taksat lokale. Në nëntor 2024 të ardhurat nga Tatim Fitimi ishin gati 55% më të ulëta se një vit më parë. Në nëntor u arkëtuan në këtë zë 4,1 miliardë lekë nga 9,1 miliardë në nëntor 2023.

Të ardhurat më të ulëta nga Tatimi mbi Fitimin vijnë si rrjedhojë e përfundimit të efektit të tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e prodhuesve të energjisë. Kjo masë ka qenë e pranishme me ndikimin e saj në të gjithë vitin 2024 por në nëntor të ardhurat buxhetore janë ndikuar negativisht nga të ardhurat më të ulëta nga taksa doganore dhe taksat lokale.

Tatimi mbi fitimin është ndikuar negativisht edhe nga ecuria negative në sektorin e prodhimit. Kursi i këmbimit ka rrënuar fitimet e bizneseve të industrisë për eksport, duke ndikuar gjithashtu edhe në të ardhurat buxhetore.

Në nëntor të ardhurat nga taksat lokale ishin 43 % më të ulëta se 11 mujori 2023. Gjatë janar-nëntor 2024 u grumbulluan 2.4 miliardë lekë të ardhura nga ky tatim, në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin grumbulluar 3,6 miliardë lekë.

Taksat që kanë performuar më mirë në nëntor janë ato mbi pagat ( TAP dhe të ardhurat mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) që kishin rritje vjetore me mbi 14%

Gjithashtu shpenzimet publike në muajin nëntor ishin 14.8 për qind më të ulëta se nëntorin 2024.

Shpenzimet kapitale në nëntor 2024 ishin 6,7 miliardë lekë ose 64.5% më të ulëta se një vit më parë. Gjithashtu shpenzimet mbi interesat e borxhit ishin 22.8% më të ulëta se nëntori 2023 si rrjedhojë e stabilizimit të normave të interesit në tregun ndërkombëtar dhe në atë vendas pas rritjes që krijoi lufta në Ukrainë përgjatë 2022 dhe 2023./ Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Këtë të mërkurë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot të vranët në të gjithë territorin. Reshjet e shiut pritet të j...

07:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Me sytë katër

PAPARAZZI