Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mbështetja e NATO-s për Ukrainën, deri në vitin 2027

Lapsi.al 8 January 2025
Mbështetja e NATO-s për Ukrainën, deri në vitin 2027

Vendet perëndimore, anëtare të NATO-s, do të vijojnë furnizimin me armë të Ukranës deri në vitin 2027.

Agjencia ruse e lajmeve, "Tass" citon një "zyrtar të lartë të Pentagonit" që ka zbardhur agjendën e Grupit tē Kontaktit të Mbrojtjes Ukrainase - grup që koordinon shpërndarjen e armëve drejt Ukrainës.

Njoftimi sugjeron se lufta presupozohet të vazhdojë edhe për të paktën 3 vjet, një perspektivë me pasoja për Europën.

Puna duket se është fazën e planifikimit të gjerë pasi sipas zyrtarit brenda Grupit të Kontaktit, janë krijuar tetë njësi të përbashkëta.

Ai ka bërë thirrje që të adoptohen plane dhe guida që u përgjigjen armëve të ushtrisë ukrainase deri në vitin 2027

Grupi do të mbajë takimin e radhës më 9 janar në bazën ajrore të Ramstein në Gjermani.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI