Flash

I vuri flakën mobilerisë në Kurbin, arrestohet 36-vjeçari

Lapsi.al 8 January 2025
I vuri flakën mobilerisë në Kurbin, arrestohet 36-vjeçari

36-vjeçari Rogest Mera, është arrestuar në Kurbin pasi dyshohet se autori i djegies së një mobilierie në fshatin Gjormë, më datë 31 dhjetor 2024. Mësohet se nga djegia e mobilierisë janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

"Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Kurbin, për djegien e mobilierisë në pronësi të shtetasit A. Sh., 52 vjeç, në fshatin Gjormë, më datë 31.12.2024, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi: R. M., 36 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i dënuar më parë për dhunë në familje. Nga zjarri në mobilieri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale", njofton policia.

Të këshilluara

Analiza: Rritja e inflacionit në Gjermani

Inflacioni në Gjermani mbetet më i lartë sesa është pritur. Me një normë prej 2.6 për qind, dhjetori solli rritjen e tretë radhazi dhe normën e dytë më të lartë...

09:40

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI