Flash

Hetimet për Erion Veliajn/ Paraqitet në SPAK gruaja e biznesmenit Elman Abule

Lapsi.al 8 January 2025
Hetimet për Erion Veliajn/ Paraqitet në SPAK gruaja e biznesmenit

Gruaja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito është thirrur sot në Prokurorin e Posaçme n kuadr t hetimeve t hapura ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj. Nito ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 10:30 për të dhënë deklarime lidhur me hetimet që po kryhen nga SPAK, ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe familjarëve të tij për 4 vepra penale.

Ajo është paraqitur e vetme dhe pa prezencën e avokatit, për të dhënë shpjegime si person në dijeni për rrethanat e hetimit. Sipas hetimeve të deritanishme, janë zbardhur komunikime të sipërmarrëses Nito dhe bashkëshortes së Erion Veliajt, Ajola Xoxës, ku evidentohet një marrëdhënie tregtare krahas asaj të paraqitur si miqësore mes bashkëshorteve të biznesmenit Elman Abule dhe kryebashkiakut të Tiranës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme disa ditë më parë ku është marrë në pyetje për disa vepra penale. Veliaj ishte i shoqëruar nga drejtori juridik i bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi ka qëndruar në ambientet e SPAK për më shumë se 5 orë.

Mëngjesin e 6 dhjetorit me urdhër të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, oficerët e policisë gjyqësore ushtruan kontrolle në zyrat e kompanisë së bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, ndërsa më parë i kishin sekuestruar dhe telefonin celular.

Kontrolle u ushtruan dhe në banesën e vëllait të Veliajt. Vetë Prokuroria e Posaçme nuk dha detaje, por u mjaftua të shpjegojë se ka kryer disa "veprime hetimore në kuadër të një procedimi penal". Ndaj Veliajt ka nisur një hetim pasuror, ndërsa po shihet dhe roli i tij në rastin e inceneratorit të Tiranës si dhe në çështjen e kompanisë "5D", që zotërohej nga ish-drejtorë të Bashkisë.

Të këshilluara

Analiza: Rritja e inflacionit në Gjermani

Inflacioni në Gjermani mbetet më i lartë sesa është pritur. Me një normë prej 2.6 për qind, dhjetori solli rritjen e tretë radhazi dhe normën e dytë më të lartë...

09:40

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI