Flash

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Biden firmos, Kalifornia në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

Lapsi.al 8 January 2025
Biden firmos, Kalifornia në gjendje të jashtëzakonshme për

Presidenti Joe Biden miratoi të mërkurën një deklaratë federale të emergjencës për zjarret e Kalifornisë, që do të mundësojë fonde dhe burime për të luftuar flakët. Presidenti paralajmëroi se rimëkëmbja e zonës do të marrë kohë.

Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut të Los Anxhelosit u përball me katër zjarre me rrezikshmëri për jetën, që kanë vrarë të paktën dy persona, kanë djegur mbi 1000 ndërtesa dhe kanë detyruar dhjetëra mijëra njerëz të evakuohen.

"Departamenti i Zjarrfikësve të Qarkut Los Anxhelos ishte përgatitur për një ose dy zjarre të mëdha pyjesh, por jo katër, veçanërisht duke patur parasysh këto erëra të qëndrueshme dhe lagështinë e ulët”, tha të mërkurën shefi i zjarrfikësve të qarkut Los Anxhelos, Anthony C. Marrone.

Ai tha se mbi 2000 hektarë janë djegur dhe zjarri po vazhdon të përhapet.

"Nuk kemi asnjë përqindje kontrolli", tha zoti Marrone.

Zyrtarët kanë paralajmëruar banorët që t'i kushtojnë vëmendje urdhrave të evakuimit dhe të largohen kur të udhëzohen. Dy mijë anëtarë të Gardës Kombëtare janë dislokuar për të ndihmuar zjarrfikësit vendas.

Në Palisadet e Paqësorit, zjarri kalonte nga një shtëpi në tjetrën, i shtyrë nga erërat e forta me fuqi uragani. Në të njëjtën zonë, zjarrfikësit thanë se uji pati shteruar.

“Patëm një kërkesë të jashtëzakonshme për sistemin tonë në Palisades”, tha të mërkurën Janisse Quiñones, drejtuese dhe inxhiniere kryesore në Departamentin e Ujit dhe Energjisë në Los Anxhelos. "E çuam sistemin deri në ekstrem". Kërkesa për ujë ishte "katër herë mbi nivelin... për 15 orë rresht", shtoi ajo.

Më vonë të mërkurën, aeroplanët mbështetës që ishin ndalur nga erërat e forta, u ngritën sërish në ajër, duke hedhur ujë dhe lëndë anti-zjarr. Mbi 400,000 shtëpi dhe biznese janë pa energji në të gjithë Los Anxhelosin, sipas faqes në internet poweroutage.us.

Uashingtoni po mbështet përpjekjet për shuarjen e zjarrit të Kalifornisë me katër avionë të mëdhenj cisternë të Shërbimit Pyjor të Shteteve të Bashkuara dhe u njoftua se është nisur edhe një i pestë shtesë. Qeveria federale po ndihmon edhe me 10 helikopterë përpjekjet për shuarjen e zjarrit. Ndërkohë, dhjetëra zjarrfikëse të Shërbimit Pyjor u vendosën në gatishmëri për t’u dislokuar./VOA

Të këshilluara

ide

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI