Flash

Të dhënat: Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.4% në dhjetor

Lapsi.al 7 January 2025
Të dhënat: Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.4% në

Inflacioni i Eurozonës u rrit në 2.4% në dhjetor, në rritjen e tretë në tre muaj. Shifra ishte në përputhje me pritshmëritë e tregut, sipas një sondazhi të ekonomistëve, dhe krahasuar me normën e nëntorit prej 2.2%. Rritja e inflacionit vjen ndërsa Banka Qendrore Europiane kërkon të nxisë ekonominë në vështirësi të rajonit me ulje të normave të interesit.

BQE ka ulur normat e interesit katër herë që nga qershori dhe pritet gjerësisht të ulë normën bazë të depozitave nga 3% më vonë këtë muaj. Disa investitorë kanë shpresuar për një ulje të madhe, për të zbutur shqetësimet për rritjen e dobët në Eurozonë. Megjithatë, rritja e presioneve të çmimeve mund të bëjë më të mundshëm një ulje më të vogël prej 25 pikë bazë.

BQE pret, që inflacioni të bjerë afër objektivit prej 2% gjatë këtij viti. Yield-et e obligacioneve dyvjeçare gjermane, një pikë referimi për Eurozonën, ranë 0.02 pikë përqindjeje në 2.18% pas publikimit të shifrave. Aksionet europiane ndryshuan pak, me Stoxx Europe 600 në mbarë rajonin me më pak se 0.1%. Euro vazhdoi fitimet e mëparshme kundrejt dollarit, duke u rritur me 0.3% në ditë në 1.043 dollarë./ Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI