Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Sulm me armë në Gjermani, dy të vdekur dhe një i plagosur

Lapsi.al 7 January 2025
Sulm me armë në Gjermani, dy të vdekur dhe një i plagosur

Dy persona kanë humbur jetën gjatë të shtënave me armë zjarri në Baden-Württemberg, në jugperëndim të Gjermanisë.

Nga të shtënat ka mbetur i plagosur rëndë edhe një persona tjetër, ndërsa autori i dyshuar është në arrati.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një kompanie, ku një person i maskuar është futur në zyrë dhe ka nisur të qëllojë më armë zjarri.

Autoritetet vendase thanë se dy burra u qëlluan për vdekje dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Në ndjekjen e autorit është vënë edhe një helikopter. Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë ende të paqarta, raportojnë mediat e huaja.

Të këshilluara

Dëbora "pushton" SHBA

SHBA-ja është pushtuar nga moti i keq me stuhi dhe ngrica. Pjesa lindore e SHBA është përfshirë nga një stuhi e fuqishme dimërore në zona si Missouri, Illino...

19:40

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI