Flash

Shpendët e ngordhura në plazhin e vjetër të Vlorës, dalin rezultatet e analizave

Lapsi.al 7 January 2025
Shpendët e ngordhura në plazhin e vjetër të Vlorës,

Disa ditë më parë në qytetin e Vlorës, konkretisht në plazhin e vjetër u konstatuan shpendë të ngordhura.

Pas ngritjes së alarmit për shpendët e ngordhura, disa grupe specialistësh veterinerë shkuan në zonën e 'Plazhi të Vjetër', në grykëderdhjen e Vjosës dhe në Lagunën e Nartës. Ata mblodhën shpendët e ngordhura dhe morën mostra për të analizuar shkakun e ngordhjes së tyre. Sot dolën përgjigjet e analizave, të cilat kanë rezultuar pozitive për gripin e shpendëve.

Burime bëjnë me dije se është gjetur grip i shpendëve te shpendët e ujit ose të egra, por deri tani nuk ka patur kontakt me shpendët shtëpiake të cilat rrezikohen, nëse preken nga ky virus. Ky virus që gjendet te shpendët e egra mund të transmetohet edhe te njerëzit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI