Flash

Rrahja e Adriatik Roshit/ Prangosen 2 persona, katër të tjerë në kërkim

Lapsi.al 7 January 2025
Rrahja e Adriatik Roshit/ Prangosen 2 persona, katër të tjerë

Dy persona janë arrestuar, ndërsa katër të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen se kanë goditur me sende të forta dy ditë më parë një 48-vjeçar. I dhunuari është identifikuar si Adriatik Roshi.

Prej pasdites së djeshme Adriatik Roshi vijon të ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë.

Episodi i dhunshëm ndodhi në një berberhane në rrugën “29 Nëntori” në Tiranë. Uniforma blu bëjnë me dije se kanë identifikuar 6 shtetasit e përfshirë në episodin e dhunshëm dhe se kanë arrestuar dy prej tyre, ndërkohë që vijon puna për arrestimin e katër të tjerëve. Mësohet se në pranga kanë rënë Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “Details”.

Identifikohen 6 shtetasit që goditën me sende të forta, një 48-vjeçar, në një berberhane, 2 ditë më parë.Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e 4 të tjerëve.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe 1 armë gjahu, që i posedonin këta shtetas, 2 automjete dhe disa veshje që kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen e rrethanave të një konflikti të ndodhur më datë 05.01.2025, si pasojë e të cilit u dëmtua më sende të forta shtetasi A. R., 48 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, Komisariati i Policisë Nr. 3 ka finalizuar operacionin e koduar “Details”.

Si rezultat i këtij operacioni, u identifikuan dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit: G. K., 24 vjeç dhe L.T, 31 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. K., L.(A.). K., G. K. dhe D.(A.). K.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 05.01.2025, në një berberhane, në rrugën “29 Nëntori”, kanë goditur me sende të forta, dyshohet për motive të dobëta, shtetasin A. R., 48 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

1 armë zjarri pistoletë, me leje, që u gjet në banesën e shtetasit L. T.;

1 armë gjahu, që u gjet në banesën e shtetasit D. K.;

2 automjete që dyshohet se janë përdorur në këtë ngjarje;

Veshje që dyshohet se kanë mbajtur autorët gjatë ngjarjes, të cilat u gjetën në njërin prej këtyre automjeteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI