Flash

Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare politikani francez, Jean-Marie Le Pen

Lapsi.al 7 January 2025
Ndahet nga jeta në moshën 96-vjeçare politikani francez,

Jean-Marie Le Pen, themeluesi i partisë së ekstremit të djathtë francez Fronti Kombëtar, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

Le Pen tronditi establishmentin politik francez kur papritur arriti në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale kundër Jacques Chirac në 2002, me përzierjen e tij të ashpër të populizmit dhe karizmës.

Ai u pasua si shef partie nga vajza e tij, Marine Le Pen në 2011.

Që atëherë ajo ka kandiduar tre herë për presidencën dhe e ktheu partinë, tashmë të quajtur Tubimi Kombëtar, në një nga forcat kryesore politike të vendit.

I lindur në vitin 1928, karriera politike e Le Pen ishte e fokusuar në çështjen e emigracionit në Francë.

Ai drejtoi Frontin e atëhershëm Kombëtar nga viti 1972 deri në 2011 dhe ishte president nderi nga 2011 deri në 2015 përpara se vajza e tij ta dëbonte.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI