Lexo më tej: Ekskluzive/ Ç’ndodh brenda pallatit të Trump, Mar-a-Lago
Për Trump, Trudo ishte tashmë vetëm një guvernator, dhe jo kryeministër i një shteti të pavarur. Siç e tham edhe në fillim, ç'ka duhet theksuar është se dorëheqja e Trudo nuk është surprizë për këdo që ndjek politikën kanadeze. E vetmja surprizë e vërtetë është shpejtësia e dorëheqjes. Në thelb, ky është një vendim politik personal. Realiteti është se partia e Trudo ishte e dënuar të pësonte një disfatë të rëndë në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të zhvillohen para fundit të tetorit 2025. Duke përjashtuar çdo ndryshim të jashtëzakonshëm nga tani deri në ditën e zgjedhjeve, shanset që Partia Liberale e Trudo të fitojë janë pothuajse zero. Ajo është plot 24 pikë poshtë Partisë Konservatore të opozitës. Justin Trudo qartazi kishte humbur besimin dhe madje edhe admirimin e vendit. Rënia e tij u iniciua nga dorëheqja në dhjetor e Chrystia Freeland, ministrja e tij prej kohësh e financave dhe dikur njeriu i tij i besuar. Kjo dorëheqje ishte në fakt një votë e brendshme mosbesimi, e lidhur me shqetësimet për deficitin në rritje dhe tarifat kërcënuese të Donald Trump. Prej kohësh kishin nisur ankesat që qytetarët që jetojnë në demokraci bëjnë për të gjithë liderët e tyre: se ata përfaqësojnë një elitë të paprekshme; se ata nuk reagojnë ndaj nevojave ekonomike të njerëzve të zakonshëm; se janë shumë dashamirës ndaj të huajve në dëm të popullsisë vendase. Ishin po këto çështje që dënuan Kamala Harris-in në SHBA.Lexo më tej: Analiza/ Naomi Klein: Trump fitoi se demokratët braktisën klasën punëtore
Në Kanada u krijua perceptimi se çmimet, veçanërisht ato të ushqimit, karburantit dhe banesave, ishin çmendurisht jashtë kontrollit dhe se politika e imigracionit, një pikë krenarie kanadeze, nuk ishte më racionale. Këto e dënuan Trudon. Trumpit iu desh ti jepte vetëm një të shtyrë.Manual për liderët e tjerë botërorë
Për liderët botërorë që nuk shihen me sy të mirë nga Donald Trump, të shohësh rënien e shpejtë të Justin Trudos është tronditëse. Aleanca e Trump me Elon Musk, një njeri që s'e ka problem të flasë pa dorashka për çdo ngjarje apo person, pa u kujdesur për etikën publike, i ka bërë qeveritë europiane të përllogarisin se si mund të menaxhohet bosi i Teslas dhe rrjedhimisht Donald Trump-i.Lexo më tej: Zgjedhjet në SHBA/ Liderët botërorë që donin fitoren e Trump
Trump i ka besuar shumë Musk tani. Pasi ky i fundit e ndihmoi të fitonte zgjedhjet, me dalje të forta publike dhe qindra milionë dollarë donacione, Trump e ka mandatuar Musk të shkurtojë buxhetin e stërzmadhuar amerikan. Kjo fuqi e re e Musk duket qartazi, më mirë se brenda SHBA, jashtë saj. Musk ka treguar se nuk e ka fare problem për të sharë qeveritë në detyrë dhe për të mbështetur lëvizjet opozitare të të djathtës populiste. Dhe këtë po e bën pavarësisht ankesave për ndërhyrje në shtete të huaja. Kryeministri Keir Starmer i Britanisë së Madhe duket se është tabela e preferuar e qitjes për Musk, tashmë që Trudo ra. Por ai ka kritikuar ashpër edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz, të cilin e ka quajtur "budalla", dhe ka mbështetur lëvizjet e së djathtës në të dy vendet, "Reform" në Britani dhe "AfD"-në në Gjermani.Lexo më tej: Musk provokon me editorialin: Ekstremistët e AfD, shpresa e fundit për Gjermaninë
Liderë të tjerë europianë janë përpjekur ta marrin Muskun me të mira, me atë që duket si një shpresë për të shmangur një sulm të tijin, siç ndodhi me Trudon, Starmer dhe Scholz, apo edhe për të zbutur marrëdhëniet e tyre komplekse me Donald Trump. Presidenti francez Emmanuel Makron, edhe pse deklaroi se para një dekade s'mund të imagjinohej që një pronar rrjeti social të ndërhynte në zgjedhje vendesh të tjera, e ftoi bosin e Teslas në rihapjen e katedrales Notre-Dame, dhe e ka ftuar sërish atë në një samit të ardhshëm të teknologjisë. Kryeministrja italiane Georgia Meloni ka krijuar lidhjen e saj me Musk. Ditën e djeshme, më 6 janar, u tha se qeveria e saj planifikon të paguajë 1.5 miliardë euro Muskun për shërbime të avancuara komunikimi, përmes kompanisë së tij SpaceX. Dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski u detyrua të sillej mirë me të gjatë një telefonate paszgjedhore me Trump, pavarësisht mosmarrëveshjeve të forta mes tyre për përgjigjen ndaj pushtimit të Rusisë.Lexo më tej: NY Times: Trump foli me Zelenskin, por telefonin ia dha Elon Musk-ut
Liderë të tjerë si Presidenti turk Erdogan dhe kryeministrin indian Narendra Modi, gjithashtu shtuan marrëdhëniet e tyre me biznesmenin ndërsa zgjedhjet në SHBA po afroheshin, për të shmangur llojin e trajtimit të ashpër që iu bë kryeministrit kanadez Justin Trudo."Ata që kanë investuar (tek Musk) më parë, po vërtetohet se kishin të drejtë." - vërejti Politico, në një analizë që i bënte sjelljeve të liderëve botërorë me Elon Musk.
Media të ndryshme botërore dhe kryesisht ato amerikanet janë përpjekur të zbërthejnë pushtetin e Musk brenda administratës së re Trump përmes ngjarjeve që ai ose i ka iniciuar, ose i ka shtyrë me influencën që ka në rrjete sociale, biznes dhe politikë. Ndërsa analiza se kush influencon më shumë kë, mes Trump dhe Musk ka gjasa të vazhdojë gjatë, fakti është se sulmet e të dyve mund të përshpejtojnë rënien e kujtdo, siç ishte rasti i Trudos. Menaxhimi i dyshes Trump/Musk qartazi është i vështirë dhe tani duket se asnjë kryeministër apo president tjetër nuk do ti sfidojë ata, ose të paktën nuk dëshiron ti dalë përpara. Arbër Kaceli, ©Lapsi.al