Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

FMN rekomandon masat për të frenuar rritjen e kredisë

Lapsi.al 7 January 2025
FMN rekomandon masat për të frenuar rritjen e kredisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) i rekomandon Bankës së Shqipërisë aplikimin e disa kërkesave shtesë të administrimit të rrezikut, me qëllim frenimin e rritjes së shpejtë të kredive për pasuri të paluajtshme.

Në një intervistë për “Monitor”, FMN sugjeron që Banka Qendrore të vendosë disa nivele maksimale të lejuara për raportin mes kredisë dhe vlerës së pronës që financohet, si edhe të një raporti të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave të huamarrësve (DTI). FMN sugjeron se duke pasur parasysh përqindjen e lartë të kredive në valutë të pambrojtura, kërkesa të tilla mund të diferencohen midis kredive në Lek dhe atyre në valutë.

“Sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe likuid në përgjithësi, me raportet prudenciale që janë dukshëm mbi kërkesat rregullatore. Ndërkohë që rreziqet sistemike në sistemin financiar të Shqipërisë mbeten kryesisht të kontrolluara, rritja e ndjeshme e kredive hipotekore dhe rritja e vazhdueshme e çmimeve në sektorin e pasurive të paluajtshme kërkojnë mbikëqyrje të kujdesshme”, tha Anke Weber, shefja e misionit të FMN-së për Shqipërinë,

FMN ka shprehur disa herë shqetësim vitin e kaluar lidhur me rritjen e shpejtë të kredisë për pasuri të paluajtshme. Në fund të muajit tetor 2024, portofoli i kredisë për blerjen e pasurive të paluajtshme nga individët ishte në rritje vjetore me 13.4%, ndërsa kredia për pasuri të paluajtshme për bizneset ishte në rritje vjetore me 20.3%. Në mungesë të zhvlerësimit të euros në kursin e këmbimit me lekun, rritja do të kishte qenë edhe më e lartë.

Në kuadrin aktual rregullator për administrimin e rrezikut për bankat nuk parashikohen kufizime sasiore të këtij lloji. Përqindja e financimit të pronës që blihet ose raporti mes kësteve të kredisë dhe të ardhurat varen nga politikat e brendshme të administrimit të rrezikut që aplikon secila bankë.

Në tetor të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi disa ndryshime në rregulloren “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Mes të tjerash, rregullorja vendos për herë të parë një vlerë tavan të kësteve të kredisë në raport me të ardhurat mujore neto të huamarrësve. Raporti i shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Megjithatë, kjo kërkesë është e vlefshme vetëm për kredinë e dhënë nga institucionet financiare jobanka, ndërsa nuk ekzistojnë kufizime rregullatore për kredinë, qoftë konsumaatore apo hipotekare, të dhënë nga bankat tregtare. Por, tashmë FMN, rekomandon vendosjen e tavaneve të detyrueshme rregullatore të tdisa treguesve bazë të administrimit të rrezikut, si një mënyrë më e drejtpërdrejtë për të frenuar rritjen e kredisë për pasuri të paluajtshme.

Në muajin qershor të vitit 2024, edhe me rekomandimin e FMN-së, Banka e Shqipërisë vendosi të aplikojë për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar. Shtesa kundërciklike ka si qëllim ngadalësimin e ritmeve të kreditimit nga sektori bankar, në rastet kur rregullatori gjykon se huadhënia po rritet me ritme tepër të shpejta, duke krijiuar rreziqe të shtuara për stabilitetin e sektorit.

Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind dhe të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025./ Monitor

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI