Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

E rëndë në Londër, 14-vjeçari vritet me thikë në autobus

Lapsi.al 7 January 2025
E rëndë në Londër, 14-vjeçari vritet me thikë

Një 14-vjeçar është vrarë me thikë në një autobus dykatësh juglindje të Londrës.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Britaninë e Madhe pasi ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe deri më tani nuk ka persona të arrestuar.

I mitur ndërroi jetë në vendin e ngjarjes në autobusin 472 në rrugën Woolwich Church pranë kryqëzimit me Rrugën A205 South Circular në Woolwich.

Autoritetet britanike kanë bllokuar zonën për të hetuar rreth ngjarjes tragjike, ku humbi jetën një 14-vjeçar.

Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Londër tha: "Ne dërguam burime në vendngjarje, duke përfshirë një ekuipazh ambulance, një ndihmës mjekësor në një makinë të reagimit të shpejtë, një oficer të reagimit ndaj incidentit dhe një ndihmës mjekësor nga njësia jonë e reagimit taktik. Mjerisht, me gjithë përpjekjet më të mira të ekuipazheve tona, adoleshenti u shpall i vdekur në vendngjarje”.

Të këshilluara

Dëbora "pushton" SHBA

SHBA-ja është pushtuar nga moti i keq me stuhi dhe ngrica. Pjesa lindore e SHBA është përfshirë nga një stuhi e fuqishme dimërore në zona si Missouri, Illino...

19:40

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI