Flash

Duhej të paraqitej në SPAK në orën 10:00/ Meta: Jam ende në qelinë Nr.5

Lapsi.al 7 January 2025
Duhej të paraqitej në SPAK në orën 10:00/ Meta: Jam ende

Kreu i Partisë së Lirisë i cili sot duhet të merret në pyetje nga SPAK ka reaguar nga qelia me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale. Meta thotë se ende ndodhet në qelinë Nr.5 i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse, siç thotë ai, lajmërimin e ka marrë nga mediat. Ai shton se do të jetë i hapur t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.

POSTIMI:

Rreth 15 minuta më parë mediat e regjimit mashtruan duke pretenduar se unë kam hyrë në ambientet e SPAK. Nuk është e vërtetë.

Unë akoma jam në qelinë Nr.5, i gatshëm që në ora 10:00 për të shkuar në SPAK edhe pse lajmërimin e kam marrë nga mediat e regjimit dhe jo sipas procedurave ligjore.

Mezi po pres të takohem me “kolegët” e megahajdutëve të regjimit më të korruptuar në kontinent dhe pas seancës reciproke të pyetjeve në SPAK, jam i hapur t’u përgjigjem pyetjeve të gazetarëve.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI