Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

U paraqit para prokurorëve të SPAK, Berisha: Dumani fle mbi dosjet e krimit

Lapsi.al 6 January 2025
U paraqit para prokurorëve të SPAK, Berisha: Dumani fle mbi dosjet e

Kryedemokrati Sali Berisha u paraqit në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, për të zbatuar masën “detyrim paraqitje”, që Apeli i GJKKO vendosi për të javën e kaluar. Ndërkohë, jashtë SPAK janë mbledhur demokratë në mbështetje të kryetarit të PD-së. Berisha qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme vetëm pak minuta, ndërsa mbajti një deklaratë për mediat pas daljes.

"Organizata kriminale, skapi i partisë kërkoi nga gjykatësi kukull që Sali Berisha t‘i rikthehet arresti në shtëpi jo se prish provat, jo se kanë fakte, por sepse ka sulmuar gjykatëset dhe prokurorët.

Do të sulmoj të gjithë ata që bashkëpunojnë me krimin. Berisha ka sulmuar dhe do të faktojë që sot se si Dumani fle mbi dosje krimi, do faktoj se si këta anëtarë të organizatës kriminale në deklaratat e tyre deklarojnë se është blerë me 380 metra katrorë apartamentin, ndërsa ekspertët i kërkon të vlerësojnë me 500 metra katrorë ndërtimet e viteve ’70. Dumani është kryekriminel elektoral sepse ka mbyllur të gjitha dosjet e krimit monstruoz kriminal. Aty gjeta McGonigalin që po i bënte kurs Dumanit, po i bënte kurs.

Mund t’ju duket çudi por kjo është e vërteta. Nuk e solla unë McGonigal aty. Ai i thoshte kështu duhet të veprosh herët e tjera", tha Berisha ndër të tjera.

Të këshilluara

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SPAK

Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në ...

10:08

Berisha niset nga banesa drejt SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur nga banesa e tij për tu paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqi...

09:56

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.3 lekë dhe do...

08:31

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI