Flash

Afrimi me Izraelin, pragmatizëm diplomatik apo politikë personale e Ramës?

Vizita e ministrit të Jashtëm izraelit në Tiranë dhe intensifikimi i kontakteve politike mes dy vendeve po forcojnë marrëdhëniet e Shqipërisë me Izraelin, në një kohë kur lufta në Gaza ka rritur kritikat ndërkombëtare ndaj qeverisë së Benjamin Netanyahut. Ekspertët e politikës së jashtme e shohin këtë afrim si një mundësi për bashkëpunim ekonomik dhe strategjik, por ngrenë pikëpyetje mbi përfitimet konkrete për Shqipërinë dhe rolin personal të kryeministrit Edi Rama.

20:15

Nëna e deputetes Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK

Lapsi.al 6 January 2025
Nëna e deputetes Monika Kryemadhit paraqitet në SPAK

Nëna e deputetes Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi, është paraqitur në SPAK ditën e sotme pas së bijës. E ëma e Kryemadhit nuk është prononcuar për gazetarët, të cilët para se të hynte në SPAK e pyetën atë se cila ishte arsyeja që ajo është thirrur në SPAK.

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të vendimit të GJKKO-së për masë e sigurisë "detyrim paraqitje". Deputetja po hetohet nga SPAK për tre akuza, pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim të ardhurash.

Gjykata la në fuqi më 23 tetor masën “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj Kryemadhit, për të njëjtat vepra penale, si dhe ndaj të hetuarës Ema Çoku, për pastrim parash. Ndërkohë ndaj Piro Xhixhos, i hetuar për korrupsion pasiv, iu zëvëndësua masa e sigurisë nga “arrest në shtëpi” në “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Të tre të hetuarit nën masën e sigurimit “detyrim paraqitje” urdhërohen të paraqiten një herë në muaj në zyrat e Policisë Gjyqësore të SPAK.

Të këshilluara

Kreu i PD-së Sali Berisha mbërrin në SPAK

Sali Berisha është paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dy herë në muaj ndaj tij. Berisha do të paraqitet në ...

10:08

Berisha niset nga banesa drejt SPAK

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është nisur nga banesa e tij për tu paraqitur sot në SPAK pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqi...

09:56

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

"Rama në burg, Berisha në burg"/ Sherr brenda opozitës për thirrjet e protestës

Rreth gjashtë muaj para zgjedhjeve lokale, protestat kundër qeverisë kanë nxjerrë në sipërfaqe përçarjen e opozitës, duke ndezur një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe Arlind Qorit për përfaqësimin e pakënaqësisë qytetare, ndërsa Edi Rama përfiton politikisht nga lufta mes kundërshtarëve të tij.

14:10

Me sytë katër

PAPARAZZI