Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Kryeministri norvegjez: Përfshirja Musk në politikën e vendeve europiane, shqetësuese

Lapsi.al 6 January 2025
Kryeministri norvegjez: Përfshirja Musk në politikën e vendeve

Kryeministri norvegjez, Jonas Gar Stere ka shprehur shqetësimin e tij për qëndrimet e miliarderit Elon Musk, në jetën politike të vendeve europiane.

“Më duket shqetësues fakti që një njeri me akses të konsiderueshëm në mediat sociale dhe burime të konsiderueshme financiare ndërhyn në një mënyrë kaq të drejtpërdrejtë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Gjërat nuk duhet të jenë kështu mes demokracive dhe aleatëve”, tha Jonas Gar Stere.

Në llogarinë e tij në mediat sociale, miliarderi së fundmi ka lavdëruar partinë e ekstremit të djathtë AfD të Gjermanisë dhe akuzat kundër kryeministrit britanik Keir Starmer.

"Nëse ne shikojmë diçka të tillë në Norvegji , unë shpresoj dhe besoj se e gjithë skena politike norvegjeze do të kundërshtojë dhe distancohet," shpjegoi Stere, i cili i përket Partisë së Punës Norvegjeze.

Nëntë muaj para zgjedhjeve parlamentare të planifikuara për 8 shtator, Stere ka mbetur prapa në sondazhe, deri në atë pikë sa zërat brenda partisë së tij po kërkojnë dorëheqjen e tij. Partia e Përparimit, një formacion kundër imigracionit i së djathtës populiste, vjen e para me një diferencë në sondazhet e fundit të opinionit publik.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI