Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Kërcënon Erdogan: Nëse është e nevojshme, do të vijmë natën në Siri

Lapsi.al 6 January 2025
Kërcënon Erdogan: Nëse është e nevojshme, do të

Turqia ka treguar angazhimin e saj të vendosur për mbijetesën dhe sigurinë e saj, tha të hënën presidenti i vendit, Rexhep Tajip Erdogan teksa i referohej situatës në Siri.

Pas takimit të kabinetit në Ankara, Erdogan deklaroi se “nëse është e nevojshme do të vijmë papritur natën", duke kërcënuar hapur faktorët që synojnë destabilizimin në rajon.

“Me revolucionin epik në Sirinë tonë fqinje, një epokë e re ka filluar si në këtë vend ashtu edhe në rajonin tonë. Ne shohim se administrata e re siriane është e vendosur të ndërtojë një Siri të bazuar në integritetin territorial dhe unitetin e vendit”, shpjegoi presidenti turk.

Më tej ai tha se “dëshira, pritshmëria dhe politika jonë e sinqertë është në këtë drejtim”.

“Ne nuk do të pranojmë shpërbërjen e Sirisë dhe përçarjen e strukturës së saj të unifikuar me asnjë pretekst. Nëse shohim se ka rrezik në këtë drejtim, do të marrim menjëherë masat e nevojshme.

Ata që kishin ëndrra të ndryshme për ta kthyer konfliktin në Siri dhe kërcënimin e në një mundësi, u përballën me realitetet shekullore të rajonit tonë pas zhvillimeve të fundit. Ky realitet është se nuk ka vend për terrorizëm në të ardhmen e rajonit.

I vetmi fat që i pret ata që preferojnë terrorizmin dhe dhunën është të varrosen në tokë me armët e tyre. Ju them sinqerisht, asnjë fuqi nuk mund ta pengojë këtë.

Turqia ka treguar shumë herë se ka një vullnet të pakompromis për të mbrojtur mbijetesën dhe sigurinë e saj. Nëse arrijmë në atë pikë, mund t’ju vijmë papritmas një natë”, deklaroi Erdogan.

Në një pikë tjetër të konferencës për shtyp Presidenti turk tha se investimet në industrinë e mbrojtjes “nuk janë për përgatitjen për luftë por për ruajtjen dhe mbrojtjen e paqes, pavarësisë dhe së ardhmes”.

“Turqia është një burim besimi dhe sigurie për miqtë e saj, por gjithashtu ka fuqinë të shtypë duart e pista që shtrihen drejt atdheut tonë, pavarësisht se kush janë ata”, tha ai.

Të këshilluara

Dyshimet/ A u helmua vërtetë Assad?

Prej një dite ka pretendime se është bërë një tentativë helmimi ndaj diktatorit të rrëzuar Bashar al-Assad. Tirani sirian i rrëzuar ka qenë nën mbrojtjen e V...

17:46

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI