Flash

Inaugurimi i Trump më 20 Janar/ Zelensky: Do të marr pjesë nëse ftohem

Lapsi.al 6 January 2025
Inaugurimi i Trump më 20 Janar/ Zelensky: Do të marr pjesë

Inaugurimi i presidentit të sapozgjedhur të SHBA-së do të bëhet më 20 janar. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në këtë ngjarje, por theksoi se do ta bënte këtë vetëm me ftesë të drejtpërdrejtë të Donald Trump, sipas një interviste mes liderit ukrainas dhe gazetarit amerikan Lex Fridman.

Gjatë bisedës, intervistuesi i bëri një ftesë Zelenskyy për të marrë pjesë në inaugurimin presidencial të SHBA-së, ndërsa udhëheqësi ukrainas shprehu dëshirën për të qenë i pranishëm.

“Do të doja, sigurisht që do të mendoj se çfarë po ndodh atëherë në luftë, sepse ka momente vështirësish, përshkallëzimi, shumë raketa etj., por sinqerisht, mirë, nuk mundem, nuk mund të vij, veçanërisht gjatë luftës, nëse Presidenti Trump nuk më fton personalisht”, tha Zelenskyy.

Më tej ai ka theksuar se nuk është tip lideri që paraqitet pa ftesë, duke u shprehur se nuk mund t’ia lejojë vetes një gjë të tillë.

"Nuk jam i sigurt se është e duhura të vij, sepse e di që në përgjithësi liderët për disa arsye nuk ftohen zakonisht në inaugurimin e presidentëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Epo dhe unë e di që ka liderë që thjesht mund të vijnë", tha Zelensky.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi së fundmi se pas inaugurimit, fokusi i Donald Trump fillimisht do të jetë në çështjet e brendshme, por Ukraina dhe Lindja e Mesme do të mbeten prioritete në politikën e tij ndërkombëtare. Zelenskyy theksoi gjithashtu se plani i liderit amerikan për t'i dhënë fund luftës duhet të përputhet me vizionin e Ukrainës

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.3 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 94.3 lekë dhe do...

08:31

Bie zjarr në një banesë në Gjirokastër

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në një banesë në Gjirokastër. Sipas informacioneve rreth orës 20:20 flakët janë pikasur në banesë në lagjen Palorto. Zjarrëfikës...

21:31

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI

Emmy Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 78-të e Emmy Awards u zhvillua të hënën në Peacock Theater në Los Angeles, duke mbledhur së bashku yjet më ...

21:48