Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Gjermania do të rishikojë statusin e refugjatëve sirianë

Lapsi.al 6 January 2025
Gjermania do të rishikojë statusin e refugjatëve sirianë

Ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser ka deklaruar se do të rishikohet mbrojtja që u ofrohet sirianëve.

“Në përputhje me ligjet tona, Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (Bamf) do ta shqyrtojë dhe anulojë atë nëse njerëzit nuk kanë më nevojë për këtë mbrojtje në Gjermani për shkak të stabilizimit të situatës në Siri”.

Ajo theksoi se kjo situatë do të vlejë edhe për ata që nuk kanë të drejtë qëndrimi për arsye të tjera si puna apo arsimimi dhe nuk kthehen vullnetarisht në Siri.

Faeser shtoi se fillimisht janë të fokusuar në çështjet e sigurisë.

“Kushdo që është i integruar mirë, punon, ka mësuar gjermanishten dhe ka krijuar shtëpi të re këtu, duhet të lejohet të qëndrojë në Gjermani."

Ministrja gjermane tha se njerëzit që kanë kryer krime të rënda duhet të deportohen sa më shpejt të jetë e mundur.

“Opsionet ligjore për këtë janë zgjeruar shumë dhe do të përdoren sapo të lejojë situata në Siri”, u shpreh Faeser.

Sipas Ministrisë së Brendshme aktualisht në Gjermani jetojnë rreth 1 milion sirianë. “Bamf” ka vendosur të pezullojë kërkesat për azil të njerëzve që vinin nga Siria pas përmbysjes së regjimit 61-vjeçar Baath në Siri.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI