[audio mp3="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/01/vrasja-1-2025-.mp3"][/audio]
Një i riu u ekzekutua në Shkodër në një antenat mafioz në zonën e Dragoçit duke shënuar kështu vrasjen e parë për vitin 2025. Ramazan Mataj, 33-vjeç u ekzekutua teksa ishte duke shkuar me makinë në shtëpi. I riu kishte rreth një vit pasi ishte kthyer nga Belgjika.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e 4 janarit 2025, ndërsa i riu Ramazan Mataj ishte në makinë kur e zunë në pritë dhe ndaj tij u derdhën breshëri plumbash kallashnikovi. Por ngjarja kriminale nuk është zbuluar mbrëmjen e djeshme.
Ai është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm më 5 janar nga banorët e zonës. Trupi i pajetë i Matajt gjenjej u gjet nga një kalimtar i rastit rreth orës 7:15 të mëngjesit, i cili më pas kanë njoftuar edhe policinë.
Disa banorë pranë zonës ku ndodhi atentati kanë dëshmuar që kanë dëgjuar zhurmë si të shtëna, por kanë menduar se janë fishekzjarrë dhe nuk i kanë kushtuar rëndësi. Kjo, pasi siç tregojnë ata, aty pranë ndodhet edhe një lokal që organizon dasma dhe evente festive.
Mataj mori shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit. Pamjet e makinës flasin qartë. Në të dy anët e saj dallohen shenjat e plumbave që janë derdhur në drejtim të të riut.

(Makina e Ramazan Matës. Të shtënat duken nga të dy dyert e makinës)
Kjo ka shtuar dyshimet e grupit hetimor se atetanti ka qenë i mirëorganizuar dhe në të kanë marrë pjesë dy atentatorë. Nuk përjashtohet as mundësia që atentatërët të mund të jenë ndihmuar nga persona të tjerë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Problemi në zbardhjen e kësaj ngjarje është, sipas burimeve të policisë, mungesa e kamerave pranë zonës ku ndodhi vrasja. Për këtë arsye nga vendi i ngjarjes mësohet se policia po kërkon të bjerë në gjurmët e autorëve nëpërmjet qenëve të specializuar të Forcave të Sigurisë Kombëtare.
Për mediat kanë folur babai dhe xhaxhai i Ramazan Matajt. Për familjarët, i riu nuk kishte asnjë konflikt.
Babai i Ramazanit, 58-vjeçari Fatmir Mataj shton se fëmijët i ka rritur me vështirësi financiare.
“Nuk e di arsyen e vrasjes. Djali im nuk ka patur asnjë problem me persona të tjerë dhe asnjë konflikt. Ne nuk jemi në dijeni të asnjë konflikti. Djali im është rritur pa bukë dhe me shumë vështirësi. Nuk ka qenë aspak person problematik”, thotë babai.
Ramazan Mataj kishte punuar në shtete të ndryshme përgjatë viteve. Siç tregojnë familjarët, ai ka punuar edhe në Itali, Greqi e Mal të Zi, në Ulqin, ku punonte aktualisht.
“Më parë ka jetuar në Belgjikë, ka një vit e ca. Ka punuar edhe në Mal të Zi. S’ka shprehur asnjë shqetësim. Unë jo, por këtu njerëzit i kanë dëgjuar krismat. Apelin e kemi për policinë, nuk na la të shohim as kufomën. Ne s’kemi pasur konflikt me askënd, e kanë gjetur kalimtarët. Ka 3 fëmijë, dy djem e një vajzë. Kushtet i ka pasur të këqija, u rritën u futën në punë. Edhe vëllai tjetër është në Belgjikë”, tregon Naim Mataj, xhaxhai i viktimës.

(Xhaxhai i viktimës, Naim Mataj, shpreh rezerva edhe për policinë)
Arsyet janë ende të paqarta për grupin hetimor, pasi viktima Mataj dhe familja e tij nuk njihen si problematikë në zonë. Madje, i vetmi procedim penal ndaj 33-vjeçarit rezulton për prerje të paligjshme të pyjeve. Pistat e hetimit janë fokusuar edhe tek konfliktet që i riu mund të jetë pasur jashtë vendit.
©LAPSI.AL